25 Shtator - Dita Botërore e Lumenjve

Më të fundit

  • Mbetjet janë “droga e re”

    Z. James Bevan, kreu i Agjencisë Britanike të Mjedisit, shprehet se krimi me mbetjet ofron fitime të mëdha ndërkohë që Anglisë kjo po i kushton 1 miliardë £ në vit. Rasti më i fundit është ai i një qendre riciklimi në Gloucestershire që operonte pa leje duke i mundësuar pronarit fitime prej mijëra paund. Krimi me mbetjet është “droga e re” sipas drejtorit të Agjencisë së Mjedisit duke mundësuar fitime të mëdha ndërkohë që autoritetet përpiqen të arrijnë dëmet që kjo i shkakton shoqërisë.

    Lexo me shume
  • Berat- Bogovë, denoncimi i krimeve mjedisore

    Ditën e enjte, organizata “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat, në kuadër të projektit “Ulja e krimit mjedisor nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese, në Parkun Kombëtar të Tomorrit”, si pjesë e programit ACHIEVE të zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, financuar nga Bashkimi Evropian, ndau me banorët e zonave përreth promocionin e saj. Promocioni i saj kishte për qellim informimin e banorëve të kësaj zone mbi rëndësinë e ruajtjes së Parkut Kombëtar të Tomorrit, vlerave të tij të florës, faunës, turistike, folklorike, historike.

    Lexo me shume
  • 228 shkencëtarë nga 33 shtete të ndryshme në mbështetje të lumit Vjosa

    Me rastin e Ditës Botërore të Lumenjve (25 shtator), lumi i fundit i egër në Evropë – Lumi Vjosa – merr mbështetje nga shkencëtarë të shquar nga e gjithë bota. Në një memorandum të përbashkët, 228 shkencëtarë nga 33 shtete të ndryshme të botës i kërkojnë Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama të mbrojë Vjosën dhe të ndalojë ndërtimin e hidrocentraleve, të paktën në tre vitet e ardhshme. Gjatë kësaj periudhe kohore, duhet të kryhet një vlerësim i duhur i Ndikimit në Mjedis (VNM) në këtë lumë i cili ndodhet në një gjendje pothuajse tërësisht të paprekur.

    Lexo me shume

Berat- Bogovë, denoncimi i krimeve mjedisore

Ditën e enjte, organizata “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat, në kuadër të projektit “Ulja e krimit mjedisor nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese, në Parkun Kombëtar të Tomorrit”, si pjesë e programit ACHIEVE të zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, financuar nga Bashkimi Evropian, ndau me banorët e zonave përreth promocionin e saj. Promocioni i saj kishte për qellim informimin e banorëve të kësaj zone mbi rëndësinë e ruajtjes së Parkut Kombëtar të Tomorrit, vlerave të tij të florës, faunës, turistike, folklorike, historike.

Vijo leximin

Java Evropiane e Lëvizshmërisë në Vlorë

Sot në Vlorë u kurorëzua Java Evropiane e Lëvizshmërisë, mbas një jave aktivitete me qytetarët, në partneritet të ngushtë me Bashkinë e qytetit, OSHC lokale, shkollarët etj. Aktivitetet kanë pasur qëllim informimin e qytetarëve për Javën Evropiane të Lëvizshmërisë, për ndikimin në ekonominë e tyre të lëvizjes alternative, për korsite e reja që u ndërtuan nga bashkia me rastin e këtij eventi në trotuaret e bulevardit Ismail Qemali, përdorimin e tyre nga qytetarët. Të rinjtë vullnetarë vlonjatë punuan sëbashku me punonjësit e bashkisë për vendosjen e sinjalistikës së nevojshme në korsitë e reja të biçikletave.

Vijo leximin

Ligji për importin e mbetjeve, shoqëria civile protestë para Parlamentit

Organizata dhe shoqata ambientaliste dhe qytetarësh kanë nisur një protestë sot përpara Kuvendit të Shqipërisë kundër miratimit të ligjit për importin e plehrave. Me megafonë, protestuesit kanë bërë thirrje që deputetët të reflektojnë dhe qytetarët të bashkohen për të mos lejuar që vendi të zhytet në plehrat e ardhura nga jashtë. Përfaqësuesi i shoqërisë civile, Lavdosh Ferruni bëri me dije për mediat se nëse nga ana e deputetëve nuk ka asnjë reflektim lidhur me këtë ligj, atëherë do të përballen me protesta edhe më të mëdha.

Vijo leximin