Më të fundit

  • Holanda ndalon shitjen e makinave me djegie të brendshme nga viti 2030

    Qeveria e Holandës planifikon të ndalojë shitjen e makinave të reja me benzinë dhe naftë prej vitit 2030, për të zvogëluar emetimin e dioksidit të karbonit në këtë vend. Autoritetet në Holandë dëshirojnë që në vitin 2030 të arrijnë që emetimi CO2 të ulet për 49% në krahasim me nivelin e vitit 1990 dhe besojnë që ndalimi i shitjes së makinave me djegie të brendshme të kontribuojë që ky objektiv të realizohet, shkruan tg. Në vitet e ardhshme pritet që veturat elektrike gradualisht të zëvendësojnë ato me benzinë dhe dizel.

    Lexo me shume
  • Lumi Osum në Berat tërësisht i ndotur, Bashkia asnjë reagim

    Ndotja në lumin Osum arrin në nivele maksimale. Pamjet që sot serviren në Berat janë të trishta, pasi lumi është kthyer në kanal për ujrat e zeza dhe për derdhjen e mbeturinave, nga një biznes i cili merret me përpunimin e lekurave. Dita e hënë e ka gjetur krejtësisht të ndotur lumin Osum në qytetin e Beratit, i cili tashmë mund të quhet lumi ku rrjedhin vetëm ndotje, ujrat e zeza dhe mbi sipërfaqe qëndrojnë plehrat. Aktiviteti i një fabrike përpunimi lëkurash, që ndodhet në dalje të qytetit, duket se është shkaku kryesor i kësaj ndotje tepër të lartë, para të cilës instancat vendore nuk reagojnë, me arsyetimin se është pajisur me leje mjedisore.

    Lexo me shume
  • Valbona, ligji dhe spekullimi

    Banorë të Valbonës që kanë paditur Qeverinë dhe kompaninë që po ndërton në Valbonë një HEC kanë treguar sot se Valbona po “rënkon” nën shtypjen e betonierave dhe po dridhet nga shpërthimet e minave. Kjo do të thotë se njerëzit tashë duhet të harrojnë se si e kanë parë Valbonën në ndonjë vizitë që mund të kenë bërë atje ose në fotot që mund ta kenë parë. Tronditëse dhe e paimagjinushme është që shumë prej banorve nuk kanë ujë të pishëm, pasi minat për hapjen e tuneleve ku do futet Valbona kanë shakëtërruar dhe burimet e ujit të pishëm.

    Lexo me shume

MJEDISI SOT 153

Kuptimi për cilësinë e jetës në qytet po evolon: në qytetet më të mëdha të vendit tonë i kemi tejkaluar kërkesat nga shërbimet bazë tek ato që ndihmojnë funksionimin më të lehtë, më të shëndetshëm dhe më të qëndrueshëm të hapësirave urbane.

Lëvizja, apo si rëndom kemi filluar ta dëgjojme si fjalë në përdorim mobiliteti, në Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan e Shkodër ka ndryshuar jo vetëm fluksin e mjeteve në rrugë, por edhe kërkesat e qytetarëve për mënyra të reja, përfshirë transportin publik dhe biçikletat. Alternativat, që pak kohë më parë dukeshin futuriste, sot diskutohen si zgjidhje për më shumë mobilitet racional, ku integrohen të gjitha mënyrat e transportit. Sekreti është të mos lejosh makinat, taksitë apo autobuzët të konkurrojnë në të njëjtin intinerar udhëtimi. E për më tepër, të mos konkurrojnë ecjen me këmbë apo biçikletë në qytet. Duke ecur nëpër Tiranë, ndeshesh shpesh me nervozizmin e shoferëve, këmbësorëve dhe çiklistëve për mosrespektimin e korsive apo të sinjalistikës. Këtë aspekt e shoh si tregues i konkurrencës për lëvizje më të shpejtë dhe mungesë rregulli në qytet.

Transporti në ditët e sotme ka shumë çështje të debatueshme: shtimi i korsive të biçikletave apo trotuarë me të gjerë; makina elektrike dhe autobuzë urbanë me korsi të dedikuara kundrejt mjeteve tradicionale që mund të furnizohen ngado e qarkullojnë më shpejt; ecja me këmbë për në punë e në shkollë kundrejt distancave më të largëta në qytet që rriten.

Një ditë e zakonshme në qytet të krijon përshtypjen e nje kaosi lëvizjeje ku gjithkush rend shpejt dhe për kudo. Gjithashtu, kaosi mediatik reflekton realitetin: ku nga njëra anë dëgjon përpjekjet për të zbatuar tendenca të reja si zonat pedonale, korsi biçikletash, parkingje publike të mëdha dhe vende furnizimi për makinat e para elektrike në Shqipëri, dhe nga ana tjetër trafiku i rënduar, ajri i ndotur dhe vonesat e arritjes në destinacion.

Qyteti i së ardhmes duhet të këtë transport më të shpejtë, më të lirë dhe inteligjent, me biçikleta që kanë korsinë e tyre të mirëpërcaktuar. Gjithashtu, diskutimin për zhvillimin e qyteteve tona e shohim në funksion të lëvizjes së njerëzve. Vëmendje e veçantë në planifikimin urban duhet ti kushtohet lëvizjes së fëmijëve dhe moshës së tretë, njerëzve me nevoja të veçanta që kanë vështirësi në lëvizje. Qyteti ynë i së ardhmes duhet të krijojë mundësi që të gjithë të lëvizin lirshëm dhe shpejt. E shoqëruar me më shumë lehtësira urbane efiçente, më shumë dyqane dhe shërbime më të mira, do ta bëjë qytetin, jo vetëm një nevojë për të qenë afër shkollimit dhe vendit të punës, por edhe një vend të dëshiruar për të jetuar.

SHKARKO DOKUMENTIN [PDF]