Më të fundit

  • Privatizohet lumi Erzen, “99 vjet kontratë qiraje” për ta kthyer në nyje inertesh

    Prej disa kohësh, në fshatin Mullet, lagja e “Bejlereve”, shtrati i Lumit ERZEN vazhdon të mbushet me inerte nga punonjësit e Firmes “XXX”, duke ndryshuar shtratin e lumit në mënyrë të atillë që të mos jetë më i përdorshëm nga asnjë njeri që mund të dojë të ushtrojë peshkimin apo larjen në lumë. Në këtë mënyrë është tjetërsuar duke u përkeqësuar situata e lumit, nga atraktive për plazh apo peshkim, në një objekt të keq për mjedisin dhe shëndetin e njerëzve në tërësi.

    Lexo me shume
  • Raporti i DP: Qytetarët e Tiranës s'janë korrekt në ndarjen e mbetjeve

    Sensibilizimi i qytetarëve në Tiranë për të hedhur mbetjet në vendet e duhura lë shumë për të dëshiruar. Me gjithë masat e marra nga Drejtoria e Përgjithshme Nr.1 e Punëtorëve të Qytetit, Bashkia Tiranë, për të informuar banorët përmes rrjeteve sociale, mediave apo drejtpërdrejt përmes fushatave sensibilizuese, sërish situata nuk ka ndryshuar. Qytetarët vazhdojnë të gabojnë në këtë drejtim, edhe pse kushtet nuk mungojnë dhe të gjitha rrugët janë të pajisura me koshat përkatës.

    Lexo me shume
  • Ndryshimet klimatike, BE pësoi 450 miliardë euro dëme

    Humbjet totale ekonomike të ardhura për shkak të ndodhive ekstreme klimatike në hapësirën europiane për periudhën 1980-2016 kapin 450 miliardë euro. Kjo shumë është rezultati i përllogaritjeve të Agjencisë Europiane për Mjedisin, bazuar mbi raportin e ndryshimeve klimatike dhe reduktimit të rrezikut për katastrofa në Bashkimin Europian. Pjesa më e madhe e dëmeve është shkaktuar nga përmbytjet (40%), ndjekur nga stuhitë (25%), thatësira (10%) dhe valët e të nxehtit (5%). Mbulimi me siguracione i këtyre risqeve ishte në përgjithësi 35%.

    Lexo me shume

MJEDISI SOT 154

Afër detit, afër mbretit! Kjo shprehje e qëmoçme ka pasur kuptimin e saj, për privilegjin e njerëzve që jetojnë, punojnë dhe komunikojnë me detin. Për ne, që kemi jetuar gjithmonë afër tij, ai është bërë pjesë e jona, paçka se nuk e kuptojmë gjithmonë përse.

Fatmirësisht, këto 25 vitet e fundit qeveritë shqiptare, falë zhvillimeve të jashtëzakonshme që kanë bërë në shkencat e komunikimit, kanë filluar të komunikojnë dhe me detin e t’i plotësojnë të gjitha dëshirat e tij.

U ankua deti se ishte pak i vetmuar, e ne me vrap i ndërtuam një seri vilash, pallatesh, diskosh e rrugësh që të kishte me çfarë të merrej e të mos i lodhej syri duke parë gjelbërimin përtej.

U ankuan valët se vriteshin kur përplaseshin në breg, e ne të prekur në sedër, i ndërtuam gjithëfarë valëpritësish, dallgëthyesish, pistash e molesh që valët të ishin të sigurta dhe të hipnin sipër rërës bezdisëse.

Folën dhe peshqit se kishin kohë që hanin vetëm ushqim bio, e u solidarizuan edhe njerëzit e largdetit ku në çdo përrua, rrëke apo lumë bëhej garë solidariteti për të ushqyer peshqit e shkretë me plastikë, gomë e çfarëdo materiali që mund t’iu siguronte një dietë të plotë kimike.

Deti do të kërkojë përsëri dhe të gjithë do ta përkthejnë përsëri në çfarë i duhet! Në fakt, unë them që në fund të fundit, le t'i lemë ca kohë pa ia plotësuar dëshirat Adriatikut e Jonit tekanjoz!

Në fund të fundit, jemi dhe republikë parlamentare dhe nuk do t’i rrimë ngjitur, siç i rrinte mbreti!

LEXO REVISTEN [.pdf]