Më të fundit

  • Impianti më i madh diellor – MIE hap tenderin. Investimi në Akërni të Vlorës, 70 mln euro

    Hapet zyrtarisht gara për ndërtimin e impiantit fotovoltaik 50 megavat në Akërni të Vlorës, më i madhi i këtij lloj në Ballkan. Investimi parashikohet të ka vlerën prej 70 milion euro ndërkohë që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u ka bërë thirrje kompanive të interesuara për ndërtimin e impiantit që të paraqesin ofertat brenda datës 17 shtator kur do të zhvillohet tenderi. Sipas projektit, parku diellor i Akërnisë do të ndërtohet nga një kompani private, e cila do të ketë të drejtën e shfrytëzimit të tij për 30 vite. Qeveria garanton blerjen e energjisë nga OSHEE për 15 vite, ndërsa për pjesën e mbetur privati do ta shesë energjinë në tregun e lirë.

    Lexo me shume
  • Durrësi aktiv për një bregdet të pastër

    Një bregdet sa më i pastër dhe aktivizmi qytetar për respektimin dhe mbrojtjen e mjedisit janë në qendër të projektit të mbështetur nga “Lëviz Albania” në Durrës. Projekti që do të zhvillohet në një zonë problematike që prek lagjen nr.1, zona Port – Currila plazh në qytetin e Durrësit do të synojë ndërgjegjësimin e qytetarëve për mosderdhjen e ujërave të zeza të papërpunuara në det gjë që ndikon drejtpërdrejtë në ndotjen e mjedisit dhe si pasojë prek shëndetin e personave që frekuentojnë plazhin.

    Lexo me shume
  • Rritja e fuqisë së erës do të ngadalësohet në Europë gjatë vitit 2018

    Europa shtoi rreth 4.5 gigawatt (GW) të kapacitetit të energjisë së erës në gjysmën e parë të 2018, tha WindEurope ditën e enjte. WindEurope deklaroi se shifrat e reja ishin “në përputhje me pritshmëritë, por më të ulëta se e njëjta periudhë në 2017. Sektori në tokë ka shtuar më shumë se 3.3 GW në gjysmën e parë të 2018 –ës, ndërsa sektori në det të hapur ka shtuar rreth 1.12 GW. Shtimi i kapaciteteve në det të hapur u nxitën nga tregjet në Gjermani, Francë dhe Danimarkë, ndërsa shtesat në sektorin e jashtëm ishin kryesisht në Britani, Belgjikë dhe Danimarkë.

    Lexo me shume

MJEDISI SOT 156

Zbulimi i bukurisë së virgjër të natyrës – atraksioni modern

Këtë fundjavë mendova të arratisesha nga dëshira e zakonshme për rrëzitje në plazh dhe të shijoja diçka ndryshe. Kjo ide bëhet më e vështirë nëse dëshiron të fokusohesh në natyrën ende të ruajtur shqiptare.

Kundrova disa oferta turistike të agjencive shqiptare dhe më tërhoqi Lumi i Shalës, i promovuar rishtasi si destinacion i veçantë natyror, shpesh pa e nënvlerësuar si ekzotik në rrezë të Alpeve shqiptare. Nuk isha i vetmi. Gjatë udhëtimit me varkë drejt asaj mrekullie, mësova se ishin disa qindra njerëz që e vizitonin në fundjavë për të shijuar natyrën e paprekur, bukurinë e ujit dhe të malit, freskinë nën gjelbërimin e pyjeve dhe sportet në natyrë. Prej kohësh kemi përsëritur se natyra e bukur shqiptare është një vlerë e paçmuar. Dëmtimi i një pjese të saj prej intensitetit të ndërtimeve në bregdet, prerjes së pyjeve apo edhe zhvillimeve të pakontrolluara ka rritur presionin mbi zonat e tjera, të cilat ende ruajnë bukuri të pacënuara. Dyndja e pakontrolluar, shërbime të ofruara pa planifikim zhvillimor dhe standarde të përcaktuara, rrezikojnë që prirjen për zhvillim të këtyre zonave ta kthejnë në kah të kundërt: mbishfrytëzim, dëmtim dhe cënim të vlerave natyrore. Shumë prej zonave të tilla natyrore, qoftë edhe pjesë të zonave të mbrojtura, iu mungon koncepti menaxhues ku vizita dhe shërbimet e ofruara duhet të përmbajnë edhe kosto shtesë të cilat duhen paguar prej nesh per të mundësuar një sërë shërbimesh mbrojtëse dhe konservuese në këto zona. Deri më tani, jemi ndjerë të kënaqur vetëm me krijimin e mundësisë për biznes: disa varka transporti, një bar për kafe e pije freskuese, ndonjë restorant apo shërbim tjetër mbështetës. Mundësitë që ofrojnë zona të tilla janë shumë më të mëdha, që të organizuara dhe të mirëmenaxhuara do të sjellin më shumë të ardhura për komunitetet, bizneset vendore, por edhe shërbim më të mirë për vizitorët e dashamirësit e natyrës. Në fund të vizitës në Lumin e Shalës, isha mbushur me dëshirën për ta vizituar sërish, me shpresën e ruajtjes së paprekur të kësaj natyre veçanërisht të bukur.

Lexoni revistën pdf...