Më të fundit

  • Sezoni turistik: Shqipëri, Kroaci, Mali i Zi angazhim për eliminim të ndotjes detare

    Ky sezon turistik nuk do të ketë më probleme me ndotjen në Adriatik. Angazhimi është i tre ministrave të mjedisit që u mblodhën në takim në Dubrovnik të Kroacisë. Pas skanimit të situatës dhe shkaqeve të saj, tre ministrat morën angazhimin për gjetjen e zgjidhjeve të mundshme për ndalimin e ndotjes detare nga burimet tokësore.

    Lexo me shume
  • Shqetësimet mjedisore që shkaktojnë hidrocentralet

    Përdorimi i fuqisë së ujit është forma më e lirë e energjisë, por shqetësimet mjedisore dhe shqetësime të tjera hedhin dyshime mbi vlerën e saj. Hidrocentrali është energji e gjeneruar duke përdorur energjinë e lëvizjes së ujit. Shi ose borë e shkrirë, zakonisht me origjinë nga kodra dhe male, krijojnë rrëke dhe lumenj që përfundojnë në oqean. Njerëzit kanë përfituar për shekuj të tërë nga ky burim energjie.

    Lexo me shume
  • Virusi i tërbimit, nis vaksinimi i Dhelprës së Kuqe me avionë të vegjël

    Nis nga rrethi i Krujës pranë Parkut Kombëtar Qafë Shtamë, turi i ekipit të punës i ngritur nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura AKZM) për zbatimin e Vendimit të Qeverisë mbi Dhelprën e Kuqe. Hapi i parë që çon në zbatimin e këtij vendimi është sensibilizimi i komunitetit në zonat rurale ku vërehet prania e Dhelprës së Kuqe.

    Lexo me shume

22 Prill - Dita e Planetit Tokë

Në vitin 1970, Senatori amerikan dhe aktivisti mjedisor Gaylord Nelson inicioi një veprim mjedisor të titulluar Dita e Tokës, si përgjigje ndaj degradimit të gjerë mjedisor. Që nga ajo kohë, kjo ditë është përkujtuar në mbarë botën si Dita e Planetit Tokë, duke shënuar fillimin e një lëvizje moderne mjedisore. E shpallur nga Kombet e Bashkuara si një ditë dedikuar luftës kundër kërcënimeve mjedisore, Dita e Tokës përkujtohet çdo vit në 22 Prill me synim të nxisë ndërgjegjësimin dhe vlerësimin e mjedisit natyror të Tokës.