Më të fundit

  • Viti 2016, më i nxehti i 137 viteve të fundit – Pikat kryesore të raportit

    Viti 2016 ishte viti më i nxehtë në 137 vjet të regjistrimit të të dhënave për klimën. Ky është përfundimi i raportit ndërkombëtar vjetor për klimën. Ky “kontroll” vjetor i planetit, i udhëhequr nga studiuesit e Qendrës Kombëtare për Informacionin Mjedisor, pjesë e Administratës Kombëtare për Oqeanet dhe Atmosferën (NOAA) bazohet në kontributet e më shumë se 450 shkencëtarëve nga rreth 60 vende të botes. Raporti nënvizon faktin se shumica e treguesve të ndryshimeve klimatike vazhduan të ndjekin tendencat e një bote në ngrohje.

    Lexo me shume
  • Ngrohja globale do të ndikojë negativisht në cilësinë e ujit të pijshëm në Shqipëri

    Ndryshimet klimatike, sidomos ngrohja globale do të ndikojnë negativisht në cilësinë e ujit në Shqipëri, ku rreziku më i madh është për ujin e pijshëm, sipas një raporti të fundit të Këshillit Kombëtare të Ujit. Në veçanti, thekson raporti, thatësira mund të çojnë në rrëshqitje të dheut, që mund të çajë tubat e furnizimit me ujë dhe të lejojë ndotësit të futen në sistemet e ujit të pijshëm, apo në sistemet e largimit të ujërave të ndotura, duke shkaktuar derdhjen e ujërave të ndotura në tokë dhe si rrjedhojë të arrijë në ujërat nëntokësore…

    Lexo me shume
  • Dielli shqiptar, biznesi 500 mln euro i dekadës

    Çdo hektar tokë në Shqipëri mund të prodhojë në kufijtë e 250-320 mijë euro të ardhura nga energjia diellore. Në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë qëndrojnë aktualisht 9 projekte me një vlerë investimi prej 85 milionë eurosh dhe një sipërfaqe që i kalon 174 hektarët. Gjasat janë që me potencialet që ka Shqipëria dhe çmimi 100 euro/MW që caktoi qeveria, dielli të kthehet në biznesin e dekadës. Rastet e suksesit me sipërmarrjet dhe frika nga precedenti i HEC-eve.

    Lexo me shume

24 Maj - Dita Europiane e Parqeve

Dita Evropiane e Parqeve u promovua për herë të parë në vitin 1999, me nismën e EUROPARC Federation, me qëllim rritjen e profilit të zonave të mbrojtura evropiane dhe gjenerimin e mbështetjes publike për qëllimet dhe punët e tyre. 24 Maji përkujton krijimin e nëntë parqeve të para kombëtare evropiane në Suedi në vitin 1909. Kjo ditë festohet veçanërisht në qytetet e mëdha të Evropës, ku parqet shërbejnë si "mushkëritë e qytetit" si pasojë e përqëndrimit të lartë të trafikut, të industrisë dhe zhurmës.