Më të fundit

  • Alarmi nga ndotja, 630 raste në vit nga kanceri i mushkërive në Shqipëri

    Mjekët japin alarmin për vdekjet nga ndotja e ajrit. Gjatë një viti, në Shqipëri janë prekur 630 persona nga kanceri i mushkërive. Dhe, vit pas viti, kemi 50 raste më shumë se viti paraardhës. Në shtator të vitit 2014, qeveria shqiptare miratoi me një Vendim të Këshillit të Ministrave Strategjinë Kombëtare të Cilësisë së Ajrit, ku tregohen disa nga mangësitë. Në atë kohë u evidentua se Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Instituti i Shëndetit Publik nuk kishin praktika të mirëfillta me monitorimin e ajrit në linjë me kërkesat e BE-së; nuk kontrollohen shkarkimet e gazeve nga automjetet, nga impiantet industriale, mungojnë planet qendrore dhe lokale.

    Lexo me shume
  • Rafineria e naftës nën hetim për ndotjen e lumit

    Nëpërmjet një njoftimi për shtyp të përpiluar të premten dhe të shpërndarë të shtunën, Drejtoria e Policisë në Elbasan njoftoi se rafineria e  ndërtuar në fshatin Balldren të njësisë administrative Papër – e cila filloi punë në vitin 2016, do të ndiqej penalisht për “ndotje të ujërave” në bazë të nenit 203 të Kodit Penal.

    Lexo me shume
  • Ndotja e shkaktuar nga plastika, ekspertët: Grimca të dëmshme në ajër

    Banorët që jetojnë dhe punojnë pranë fabrikës së riciklimit të mbetjeve që u dogj, duhet të mos hapin dritaret edhe një ditë më pas, ndonëse flakët janë shuar e nuk ka tym. Ndotja e ajrit për shkak të djegies së plastikës vazhdon të ketë pasoja në shëndetin e tyre.

    Lexo me shume

5 Qershor - Dita Botërore e Mjedisit

Dita Botërore e Mjedisit është përzgjedhur nga Ansambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara si ditë ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit dhe përkujtohet që nga 05 Qershori 1972, kur është mbajtur Konferenca e Parë mbi Mjedisin Human në Stokholm. Një tjetër rezolutë e miratuar nga Ansambleja e Përgjithshme në të njëjtën ditë, coi në krijimin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin. Qëllimi i kësaj dite është thellimi i ndërgjegjes publike mbi nevojën për ruajtjen e mjedisit dhe fuqizimin e vëmendjes e veprimeve politike në mbrojtje të tij. Dita Botërore e Mjedisit mikpritet cdo vit nga një shtet i ndryshëm.