Më të fundit

  • Në këtë ditë biodiversiteti Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) feston 10 vjet të përdorimit të kamerave-kurth në vend

    Kërcënimi i mjedisit natyror nga njëriu ka nxitur ekspertët e ruajtjes dhe mbrojtjes së natyrës në botë që të monitorojnë vazhdimisht jetën e egër dhe studimin e trendeve të popullatave të kafshëve. Monitorimi me kamera-kurth është një nga metodat më efikase dhe të përdoruara për të siguruar të dhënat e duhura në kohë dhe në vende ku aksesi është gati i pamundur.

    Lexo me shume
  • Lidhuni me natyrën dhe trashëgiminë kulturore tuajën

    WWF ju fton të vizitoni zonat e mbrojtura që të zbuloni vlerat e tyre si dhe përmes shembujve të praktikave të mira të cilat mund ti gjeni në web-in natureforpeople.org. Parqet tona janë vendet ku mund të jeni një me natyrën. Për këtë arsye organizata botërore për mbrojtjen e natyrës WWF ju fton që të bashkoheni me natyrën në këtë ditë kur festohet Dita Evropiane e Parqeve.

    Lexo me shume
  • Adidas prezanton fanellën e Manchester United të krijuar nga plastika e oqeaneve.

    Një përpjekje e re për ndërgjegjësim në lidhje me plastikën e oqeaneve sapo ka nisur me fanellat e klubit të futbollit Manchester United. Adidas është bashkuar me Parley for the Oceans për prezantimin e një uniforme që shfrytëzon plastikën e ricikluar të oqeanit dhe që është e frymëzuar nga fitorja e Kupës Evropiane së 1968.

    Lexo me shume

21 Qershor - Dita e Liqenit të Shkodrës

Në 21 Qershor 2006 është nënshkruar marrëveshja dy palëshe Shqipëri-Mal i Zi, për mbrojtjen e Liqenit të Shkodrës. Që nga ai vit, 21 Qershori përkujtohet si Dita e Liqenit të Shkodrës, përmes një sërë aktivitetesh të përbashkëta në të dyja anët e Liqenit. Synimi i përkujtimit të kësaj dite është nxitja e menaxhimit të qëndrueshëm të ekosistemit të këtij Liqeni, që vlerësohet si më i madhi në Ballkan.