Më të fundit

  • 30 shkencëtarë zhvillojnë studime shkencore në Vjosë: Ndaloni HEC-in

    Prej 4 ditësh një ekip i përbërë nga 30 shkencëtarë nga Austria, Gjermania, Sllovenia dhe Shqipëria, po kryejnë studime shkencore në Lumin e Vjosës të parë efektet që pritet te ketë ndërtimi i hidrocentralit të Pocemit. Në një konferencë të mbajtur dje në fshatin Kutë, ata prezantuan rezultatet e para ku janë identifikuar 20 lloje të ndryshme të peshqve për vetëm dy ditë. Profesori Fritz Schiemer nga Universiteti i Vjenës, teksa foli për vlerat e lumit të Vjosës, bëri thirrje për të ndaluar ndërtimin e hidrocentralit.

    Lexo me shume
  • Maliq, nis rehabilitimi i Pyllit të Fazanëve

    Bashkia e Maliqit ka nisur punën për rehabilitimin e Pyllit të Fazanëve, për ta kthyer në një pikë turistike për vendas e të huaj. Synimi është që pyllit, i shpallur monument natyre në vitet ‘60, t’i rikthehen edhe kafshët dhe shpendët. Fazani prej të cilit ka marrë edhe emrin është zhdukur prej vitesh dhe një ndër projektet do t’i kushtohet rritjes së tyre. Konkretisht, bashkia ka nisur punën për ndërtimin dhe ndriçimin e rrugës hyrëse për në Pyllin e Fazanëve. Po rikonstruktohen dy ndërtesave ekzistuese brenda pyllit, njëra prej të cilave do të shërbejë si muze dhe do të vazhdohet me rrethimin me rrjetë.

    Lexo me shume
  • Rinoceronti mashkull i fundit në botë, regjistrohet në Tinder për të shmangur zhdukjen

    Ai ndoshta nuk është i dashuri më ideal, por nëse një rinoceront i bardhë verior shfaqet në ekranin tuaj në Tinder, ndoshta do t’ju zgjojë kureshtjen për të rrëshkitur gishtin djathtas ekranit. I quajtur nga ekspertët e kafshëve të egra si “beqari më i përshtatshëm në botë”, 43-vjeçari Sudan është mashkulli i vetëm i mbetur i llojit të tij. “Nuk dua të jem shumë i drejtpërdrejtë, por fati i species varet tek unë,” shkruhet në profilin e rinocerontit në aplikacionin e takimeve romantike. “Unë performoj shumë mirë nën presion.”

    Lexo me shume

04 Tetor - Dita Botërore e Kafshëve

Dita Botërore e Kafshëve i ka fillesat e saj në vitin 1931, në Konventën e Ekologjistëve të mbajtur në Firence, Itali, si një mënyrë për të hedhur dritë mbi vështirësitë e llojeve të rrezikuara. Më pas, kjo ditë u shndërrua në një ditë festive për të gjithë ata që duan kafshët, në të gjitha llojet e tyre.