Më të fundit

  • Nis aksioni 'Të pastrojmë Beratin'. Fillohet nga shtrati i lumit Osum

    Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Institucioni i Prefektit të Qarkut, bashkitë Berat dhe Ura Vajgurore kanë iniciuar nisjen e një aksioni për pastrimin e shtratit të Lumit Osum. Ministri Blendi Klosi në nisje të këtij aksioni tri ditor u shpreh se ky është vetëm fillimi i një pune që nuk duhet të ndalet deri në pastrimin e plotë të shtratit të lumit nga mbetjet. Ai e konsideroi si jetike për qytetin zgjidhjen e këtij problemi që shkakton përmbytje sa herë që ka reshje shiu me intensitet të lartë.

    Lexo me shume
  • Shkupi në majën e listës botërore për ndotjen e ajrit

    Qyteti i Shkupit ka prekur majën e listës botërore për nga ndotja e ajrit, duke lënë pas vetes qytetet Kalkuta të Indisë, Daka të Bangladeshit e shumë metropole tjera botërore të njohura për nga ndotja. Matjet në Shkup tregojnë 376 mikrogram grimca kancerogjene për metër kub, shifër kjo e cila është e mjaftueshme që kryeqyteti i vendit të rangohet në vendin e parë në nivel botëror. “Të dhënat zyrtare të ministrisë së Ambienti Jetësor flasin për nivele alarmante të ndotjes së ajrit. Më e rëndë gjendja paraqitet në komunat e Shkupit dhe në qytetin e Kumanovës.

    Lexo me shume
  • Qymyri po helmon Ballkanin. Shkak për 60 mijë vdekje të parakohshme

    Më shumë se 60 mijë vdekje të parakohshme në Europë mund të parandalohen gjatë dekadës së ardhshme, nëse merren masa urgjente ndaj ndotjes së ajrit nga centralet më të pista të qymyrgurit në Europë. Në artikullin e tyre të përbashkët, Dragana Mileusniç, koordinatorja e politikës energjetike për Europën Juglindore te “CAN Europe”, koalicioni më i madh i klimës në Europë, dhe Ioana Ciuta, e grupit “CEE Bankëatch”, thonë se përdorimi i qymyrit në Ballkan për qëllime energjetike po kushton jetë njerëzish.

    Lexo me shume

E hëna e parë e Tetorit - Dita Botërore e Habitateve

Kombet e Bashkuara kanë përzgjedhur të hënën e parë të Tetorit të cdo viti si Ditën Botërore të Habitateve, në përkujtim dhe të përvjetorit të Konferencës së Parë Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara mbi kolonizimet njerëzore, mbajtur në Vankuver, Kanada, në 1976-ën. Qëllimi i Ditës Botërore të Habitateve është t’i kujtojë botës mbi përgjegjësitë e saj për të ardhmen e habitateve njerëzore të qëndrueshme mjedisore.