Më të fundit

  • Italia shpëton tre arinj shqiptarë, i strehon në parkun e Romës

    Gianni, Sam dhe Mary u shpëtuan dhe tashmë ndodhen në shtëpinë e re të tyre, Bioparco, në Romë të Italisë. Bëhet fjalë për tre arinj të murrmë, të cilët nëse do të rrinin në Shqipëri, do të kishin një jetë gjithë keqtrajtime dhe shfrytëzime. Është kjo ajo që thonë mediat italiane, lidhur me shpëtimin e tre arinjve shqiptarë, ku për shpëtimin e tyre u përfshinë tre shoqata për mbrojtjen e kafshëve, parku i Romës, ministria e Turizmit në Itali dhe ajo e Mjedisit në Shqipëri.

    Lexo me shume
  • Paketimet kushtojnë. Mbeturinat kanë vlere. Kaq të pasur jemi sa të hedhim paratë “ në erë”?!

    Ambjenti, natyra jonë e mrekullueshme që trasheguam nga të parët , është pasuria e vetme e garantuar e popullit ndaj duhet të jete edhe cështja kryesore për diskutim në të gjitha kohrat dhe pa ndërprerje.

    Lexo me shume
  • Kimikatet që dikur dëmtonin shtresën e ozonit janë rikthyer përsëri - dhe shkencëtarët nuk e dinë se nga vijnë

     

    Një nga arritjet më të mëdha të njerëzimit kur bëhet fjalë për menaxhimin e mjedisit tonë ka qenë zhdukja e klorfluorokarboneve, ose CFCs - kimikatet që po shkaktonin një vrimë në shtresën e ozonit. (hollojnë shtresën e ozonit)

    Lexo me shume

5 Dhjetor dita Botërore e Tokës (Dheut)

Në këtë ditë advokohet mbi rëndësinë dhe nevojën e tokës (dheut) për njerëzit dhe për menaxhimin e qëndrueshëm të saj. Nën drejtimin e Mbretit të Tajlandës dhe në kuadër të “Partneritetit Global për Tokën”, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) mbështeti krijimin e Ditës Botërore të Tokës si një platformë për rritjen e ndërgjegjësimit në nivel global. Në Shqipëri toka bujqësore zë 24.2% të sipërfaqes totale të tokës, ndërsa fondi pyjor dhe kullotat zënë 75.8% të sipërfaqes.