Më të fundit

  • Haradinaj: Është momenti i fundit që të kujdesemi për ambientin

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në aksionin e pastrimit në kuadër të Task Forcës “Ta pastrojmë Kosovën”, te deponia pranë Stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Me këtë rast, kryeministri Haradinaj fillimisht falënderoi të gjithë vullnetarët dhe ata që po angazhohen në këtë iniciativë, duke thënë se kjo gjendje jo e mirë është lënë gjatë, por tani është koha e fundit që  mos të lejohet më.

    Lexo me shume
  • Artistët shqiptarë bashkohen në një këngë për të mbrojtur lumenjtë e Shqipërisë

     

    Kënga e gjelbër “Lum Lumi i Lirë” përpiqet të kontribuojë pro kauzave në mbrojtje të lumit Valbonë dhe lumit të fundit të egër në Europë, Vjosës. Muzikantë, producentë, muzikologë, historianë e artistë shqiptarë dhe ndërkombëtarë: Elina Duni, Eda Zari, Linda Rukaj, Rhani Krija, Vlashent Sata, Emiljano Dhimo, Shpat Deda, Gert Kapo, Henning Jung, Kleidi Eski, Sokol Çunga, Mikaela Minga, të gjithë së bashku, bashkëpunuan për të realizuar këngën dhe videon “Lum Lumi i Lirë”.

    Lexo me shume
  • 563 mijë tonë mbetje nuk trajtohen. Shqipëria, e kthyer në landfill ilegal

    Shqipëria është shndërruar në një landfill të madh mbetjesh, të cilat hidhen pa kriter në çdo cep të vendit. Instituti i Statistikave raportoi se vetëm vitin e kaluar në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë u derdhën 563 mijë tonë mbetje të ngurta urbane, të cilat nuk u përpunuan apo depozituan në landfilled e posaçme, por janë shpërndarë dhe hedhur pa kriter duke kërcënuar seriozisht ambientin.

    Lexo me shume

Java e fundit e Nëntorit Java Evropiane për Zvogëlimin e Mbetjeve

Kjo javë është një nismë që synon të nxisë ndërmarrjen e veprimeve për rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me burimet e qëndrueshme dhe menaxhimin e mbetjeve, përgjatë një jave të vetme. Java Europiane për Zvogëlimin e Mbetjeve ka filluar si një projekt i mbështetur nga Programi LIFE+ dhe Komisioni Evropian dhe konsiston në organizimin e aktiviteteve të shumëfishta përgjatë një jave, në të gjithë Evropën, me qëllim rritjen e ndërgjegjes së publikut për zvogëlimin e mbetjeve.