Më të fundit

  • PARKU KOMBËTAR LLOGARA: DIKUR RRUGA E ÇEZARIT NE TOKËN AKROKERAUNE

    Fillimi i fushatës ilirike të Çezarit me zbarkimin e papritur në brigjet e Akrokerauneve, në vendin e quajtur Paleste (Palasa), përmendet nga burime të ndryshme historike. Në studimin e tij Prof. Neritan Ceka “Çezari në akrokeraune- vende dhe gjurmë”, referuar librave historikë të kohës përmend se Çezari zbarkoi në Palasë (referuar edhe si Paleste ose Pharsalla) nëpërmjet Brindizit, një përgatitje me nxitim e fushatës me qëllim që të befasonte kundërshtarin dhe të shmangte ballafaqimin në det ku Pompeu kishte një përparësi detare absolute. Në librin e tij “De bello civili”, që është një ditar i asaj lufte, Cezari shkruan se kishte zbarkuar në mesditën e 5 Janarit “…inter Ceraunorum saxa et alia loca pericolosa … locum, qui appellabatur Palaeste” (…midis shkëmbinjëve Akrokeraunë dhe vendeve të rrezikshme … në vendin që quhet Paleste) (Caes. B. civ. III, 6).

    Lexo me shume
  • Pse Duhet Kontrolluar Skadenca e Ujit në Shishe – Rezultatet e Investigimit të AgroWeb

    Data e skadimit e ujit të ambalazhuar në shishe plastike është data kur plastika fillon të prishet dhe lëshon kimikatet e saj në ujë. Është njohuri e zakonshme që ju nuk duhet të pini nga shishet e ujit që keni lënë në një makinë të nxehtë, sidomos kur temperaturat e motit janë të larta. Por kur është hera e fundit që e keni kontrolluar datën e skadimit të një shisheje uji që ju keni porositur në lokal apo blerë në dyqan?

    Lexo me shume
  • Celularët dhe videot online po ndotin planetin

    Po udhëtoja me tren për në shtëpi, që nga stacioni i Pedingtonit, dhe kondicioneri i vagonit po e luftonte me vështirësi të nxehtin që vinte nga jashtë. Shumica e njerëzve shihnin celularwt, shumë prej tyre përpiqeshin të kapnin ndonjë lidhje drejtpërsëdrejti nga ndeshjet e botërorit, me sinjalin 4G që ikte e vinte. Interneti “wireless” që ofrohej nga treni ishte shumë problematik. Zukatja që rridhte nga kufjet nuk ndalej. Dhe me mijëra kilometra larg, në Loudoun Kaunti të Virxhinias, SHBA, një nga qendrat e serverëve më të fuqishëm në botë po bënte pjesën e vet për të vënë në punë atë që po shihja, teksa të dhënat nga e gjithë bota hyjnë e dalin çdo sekondw, në masë, nga ndërtesat e tyre të mëdha.

    Lexo me shume

Java e parë e Nëntorit Java Kombëtare e Ujit

Me vendim të Këshillit të Ministrave, datë 10.09.2008, nr. 1248, java e parë e Nëntorit është shpallur “Java Kombëtare e Ujit” për Shqipërinë. Festimet dhe diskutimet për ujin janë në qendër të vëmendjes së muajit nëntor. Gjatë kësaj jave, specialistët shqiptarë kanë mundësi të diskutojnë për ujin në vendin tonë në disa ditë të veҫanta. Qëllimi është promovimi i ҫështjeve që kanë lidhje me sektorin e ujit, si një sektor gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimet në vend.