Më të fundit

  • Haradinaj: Është momenti i fundit që të kujdesemi për ambientin

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në aksionin e pastrimit në kuadër të Task Forcës “Ta pastrojmë Kosovën”, te deponia pranë Stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Me këtë rast, kryeministri Haradinaj fillimisht falënderoi të gjithë vullnetarët dhe ata që po angazhohen në këtë iniciativë, duke thënë se kjo gjendje jo e mirë është lënë gjatë, por tani është koha e fundit që  mos të lejohet më.

    Lexo me shume
  • Artistët shqiptarë bashkohen në një këngë për të mbrojtur lumenjtë e Shqipërisë

     

    Kënga e gjelbër “Lum Lumi i Lirë” përpiqet të kontribuojë pro kauzave në mbrojtje të lumit Valbonë dhe lumit të fundit të egër në Europë, Vjosës. Muzikantë, producentë, muzikologë, historianë e artistë shqiptarë dhe ndërkombëtarë: Elina Duni, Eda Zari, Linda Rukaj, Rhani Krija, Vlashent Sata, Emiljano Dhimo, Shpat Deda, Gert Kapo, Henning Jung, Kleidi Eski, Sokol Çunga, Mikaela Minga, të gjithë së bashku, bashkëpunuan për të realizuar këngën dhe videon “Lum Lumi i Lirë”.

    Lexo me shume
  • 563 mijë tonë mbetje nuk trajtohen. Shqipëria, e kthyer në landfill ilegal

    Shqipëria është shndërruar në një landfill të madh mbetjesh, të cilat hidhen pa kriter në çdo cep të vendit. Instituti i Statistikave raportoi se vetëm vitin e kaluar në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë u derdhën 563 mijë tonë mbetje të ngurta urbane, të cilat nuk u përpunuan apo depozituan në landfilled e posaçme, por janë shpërndarë dhe hedhur pa kriter duke kërcënuar seriozisht ambientin.

    Lexo me shume

31 Tetor Dita Botërore e Qyteteve

Kjo ditë synon të nxisë interesin e komunitetit ndërkombëtar drejt fenomenit të urbanizimit global dhe të mbështesë bashkëpunimin ndërmjet vendeve në arritjen e mundësive dhe në adresimin e sfidave të urbanizimit. Dita Botërore e Qyteteve është caktuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në takimin e mbajtur në dhjetor 2013-të. Tema kryesore e kësaj dite është “Qytete më të mira, Jetë më e mirë” dhe çdo vit përzgjidhet një nëntemë e veçantë, për të promovuar suksesin e urbanizimit apo për të adresuar sfidat e veçanta që janë rrjedhojë e urbanizimit.