Më të fundit

  • Mozambik, shembet “mali” me mbetje

    Të paktën 17 persona janë goditur dhe vrarë nga një grumbull i madh mbetjesh në Maputo, kryeqytet i Mozambikut. Sipas mediave lokale, incidenti ka ndodhur për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që kanë përfshirë vendin.  Zyrtarët kanë frikë se shumë trupa mund të jenë akoma të varrosura në grumbullin e mbeturinave të Hulenes në periferi të qytetit, pasi shirat e dendura shkaktuan një rënie të pjesshme me efekte shkatërruese në orën 3:00 lokale.

    Lexo me shume
  • Komuna e Prishtinës do të blejë "City Tree" për uljen e ndotjes

    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se vazhdon me aktivitetet konkrete në drejtim të uljes së nivelit të ndotjes së ajrit. Me propozim të një qytetareje, komuna është angazhuar dhe ka vendosur kontaktet e para për blerjen e City Tree. City Tree është biofiltër që përmirëson dukshëm kualitetin e ajrit, dhe efekti i tij është sa 275 drunj të mbjellur. CityTree nuk është një pemë në vetvete, por në të vërtetë një kultivim i dendur i myshkut, e vendosur vertikalisht në një njësi që bashkohet me rrethinat e saj urbane.

    Lexo me shume
  • Arinjtë nuk flenë më në dimër në Elbasan! Shkak Ngrohja Globale

    Në kamerat kurth të vendosura nga Administrata e Zonave të Mbrojtura, për monitorimin e faunës së egër në Parkun Kombëtar të Shebenikut, janë vërejtur lëvizje të arinjve edhe në këtë kohë me dëborë. Specialistët e shpjegojnë këtë fakt me rritjet e temperaturave, gjë që do të thotë se ariu nuk po e bën më gjumin e tij letargjik.

    Lexo me shume

Censusi i zogjve, ekspertët numëruan gjithë shpendët

Për katër ditë radhazi nga data 11-14 janar në të gjithë Shqipërinë, sikurse edhe në botë, është kryer censusi i zogjve, i njohur ndryshe si numërimi i shpendeve ujorë. 85 profesionistë vendas e të huaj të mbikqyrur nga ekspertë ndërkombëtarë, kryen këtë proces në 22 zona në të gjithë territorin shqiptar. “Censusi kryhet gjithmonë në mes të janarit, një herë në vit.

Është një kohë e mjaftueshme që të gjithë ekspertët të japin të dhënat e tyre në këtë mënyrë përllogariten popullatat botërore të shpendëve të ujit , thotë Taulant Bino, Koordinator Kombetar per Censusin e Zogjve. Alfredo i dashuron zogjtë prej më shumë se çerek shekulli. Ai iu bashkua njërit prej grupeve të numëruesve në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. “E kam bërë për shumë vite këtë punë, për 25 vite. U shkëputa për disa vite, pasi iu dedikova kërkimeve shkencore në universitet dhe tani që jam në pension iu riktheva botës së zogjve. Ata janë shumë të bukur, veçanërisht nëse shihen me dylbi, ndryshe duken të gjithë njëlloj. Është një gjë e dobishme për të kuptuar ambientin, sepse zogjtë janë indikatorë shumë të mirë: tregojnë ndryshimet klimaterike, mungesën apo prezencën e habitatit, ndaj janë shumë interesante”, thotë Alfredo, kerkues, profesor “University College, Dublin. Përmes censusit të zogjve krijohet një pasqyrë e qartë e situatës së shpendëve ujore nga viti në vit. Pelikani kaçurrel, simbol i Parkut Kombetar Divjakë-Karavasta, këtë vit …krahasuar me të një viti më parë. “Kemi parë mjaft specie interesante këtu në Karavasta. Një shqiponjë e madhe e rosave është një specie e rrezikuar e mjaft e rrallë, por kemi parë edhe mijëra e mijëra rosa të shpërndara në siperfaqet e ligatineve”, thotë Alfredo. Të dhënat e numëruesve në rang vendi do t’i peëcillen Ministrisë së Mjedisit, institucioneve kombëtare e ndërkombëtare në trajtën e një raporti të plotë në fillim të muajit shkurt.