Ndotja e ajrit dhe zhurma, Veliaj: Kompetencat t'i kalojnë pushtetit vendor

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj deklaron se krahasuar me vitet 2014 dhe 2015, niveli i ndotjes në Tiranë për vitin 2016 ka shënuar ulje. Në një prononcim për mediat, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se në ato zona ku niveli i ndotjes së ajrit është më I lartë, shkak është numri i lartë i automjeteve, cilësia e tyre, por dhe karburanti që përdorin. “Lajmi i mirë është se kemi një përmirësim nga viti 2014, 2015, për vitin 2016. Viti 2016 në disa nga pikat kryesore që kanë qenë historikisht problematike të Tiranës, siç është “21 Dhjetori”, qendra e Tiranës, ka përmirësim.

Vijo leximin

Print

Shqipëria në botën e tretë edhe për cilësinë e karburanteve

Në një kohë kur vendet e Evropës Lindore ngrenë zërin se produktet që hyjnë në vendet e tyre janë të një cilësie skandaloze në krahasim me ato të vendeve të Evropës Perëndimore, Shqipëria ndodhet në botën e tretë, jo vetëm për cilësinë e produkteve të importit që konsumon, por edhe të ajrit që hyn në mushkëri. Shifrat e raporteve të fundit të Agjensisë Evropiane të Mjedisit flasin për mbi 2000 vdekje në vit në Shqipëri nga ndotja e ajrit gjatë vitit të kaluar. Dhe a e dini se cili faktor ndërhyn fort tek kjo ndotje? Cilësia e ulët e karburantit është një arsye madhore.

Vijo leximin

Print

Gjobiten 11 karburante, mungon cilësia dhe dokumentacioni

Inspektorati Shtetëror Teknik ka gjobitur 11 karburante në të gjithë vendin. Gjobat janë vënë për mungesë dokumentacioni, apo për mosplotësimin e kritereve që kanë të bëjnë me cilësinë e tregimit të naftës dhe benzinës. Gjobat variojnë nga 50 deri në 150 mijë lekë të reja. “Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial publikon rezultatet e inspektimeve të ushtruara në subjektet e tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimeve elektrike për muajin qershor 2017.

Vijo leximin

Print

Shqipëria në zonën e vendeve që importojnë vdekje nga ndotja

Vendet e pasura eksportojnë ndotjen e ajrit, e cila është e lidhur me vdekshmërinë, ndërsa importojnë mallra, shkruan ‘The Economist’… Rajoni i Europës Lindore, ku përfshihet edhe Shqipëria, ka numrin më të lartë të vdekjeve të importuara. Rajoni ka një shifër rekord prej 241 vdekjesh të importuara për një milionë banorë. Çfarë janë vdekjet e importuara? Një e treta e vdekjeve që shkaktohen nga ndotja ndodhin për shkak të transportimit të grimcave nga vendi në vend me anë të erës.

Vijo leximin

Print

Rindërtimi i sheshit Skënderbej ka rritur apo ka ulur ndotjen e ajrit?

I ftuar pak ditë më parë në emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj foli për rindërtimin e sheshit “Skënderbej”. Ai tha se rindërtimi i këtij sheshi ka ndikuar në uljen e ndotjes së ajrit nën normën e vendosur nga BE, si dhe ka ulur edhe rritjen e trafikut në kryeqytet. Veliaj tha se Tirana trashëgoi një investim nëntokësor dhe ishte projektuar për të pasur ujë dhe shatërvanë që u përmirësua nga projekti i Brasinit. Sipas Zotit Veliaj, sheshi ishte projektuar pa aspak gjelbërim, ndërsa projekti i ri ka 50% gjelbërim.

Vijo leximin

Print