• Kreu
  • Ajri
  • Monitorimi i cilësisë së ajrit në Tiranë

Monitorimi i cilësisë së ajrit në Tiranë

Monitorimi i cilësisë së ajrit në qytetin e Tiranës pranë qendrës është kryer në periudhën 11.02.2017 - 19.02.2017 me stacionin e levizshëm për treguesit bazë të cilësisë së ajrit si PM10, NO2, SO2, O3 ,CO dhe Benzen. Për të vlerësuar situatën e ndotjes së ajrit në qendër të Tiranës të dhënat e monitoruara gjatë periudhës së sipërpërmendur janë krahasuar me normat e cilësisë së ajrit urban. Në grafikët dhe tabelat e mëposhtme janë dhënë vlerat ditore dhe mesataret e ditëve të monitoruara për PM10 dhe NO2.

Gjithashtu është bërë dhe krahasimi me normat e cilësisë së ajrit . Për PM10 bazuar në të dhënat e monitoruara vërejmë se mesataret ditore tejkalojnë normën e BE ku në 9 ditë të monitoruara 7 ditë tejkalojnë normën prej 50 µg/m³. Gjithashtu dhe mesatarja e ditëve të monitoruara është mbi normën e BE ku vlera është 70.73 µg/m³ me një tejkalim prej 41%.

Edhe për NO2 mund të themi të njejtën gjë, bazuar në të dhënat ditore dhe mesataren 9 ditore, theksojmë se kemi tejkalim të normës se NO2 në masën 39% ku vlera e mesatare e monitoruar është 55.87 µg/m³ nga 40 µg/m³ që është norma vjetore e BE.

Përsa i përket treguesve të tjerë si SO2, O3 dhe Benzen theksojmë se gjatë periudhës se monitorimit nivelet e tyre janë nën normat e BE dhe nuk përbëjnë problem për ndotjen e ajrit në zonën e monitorimit.

Print