• Kreu
  • Ajri
  • Monitorimi i cilësisë së ajrit në Vlorë

Monitorimi i cilësisë së ajrit në Vlorë

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka bërë me dije ditën e djeshme monitorimin e cilësisë së ajrit në qytetin e Vlorës për periudhën Janar - 22 Shkurt 2017. Bazuar në të dhënat e monitoruara për PM10 ka pasur tejkalim të vlerave ditore nga 54 ditë të monitoruara 12 ditë tejkalojnë normën ditore të BE (Norma e BE 50 µg/m³). Për vlerën mesatare të PM2.5 nuk ka patur tejkalim të normës vjetore të BE. Vlera mesatare e monitoruar për këtë periudhë është 17.5 µg/m³ nga 25 µg/m³ që është norma vjetore e BE.

Edhe në rastin e monitorimit të NO2 dhe Benzenit, vlerat mesatare të monitoruara në këtë periudhë nuk tejkalojne normat vjetore të BE.

Për krahasim të vlerave të ozonit, duke i referuar vlerave 8-orare, nuk ka tejkalim të normës 8-orare të BE.

Print