• Kreu
  • Ajri
  • Monitorimi i cilësisë së ajrit në Tiranë

Monitorimi i cilësisë së ajrit në Tiranë

Në periudhën 14.03.2017-24.03.2017 është realizuar monitorimi i cilësisë së ajrit urban me anë të stacionit Mobile, pranë Bashkisë së qytetit Tiranë. Treguesit kryesorë të cilët janë monitoruar në këtë stacion janë: PM10, NO2, SO2, O3, CO dhe BTEX (Benzeni). Monitorimi eshtë realizuar 24 orë pa ndërprerje. Nga të dhënat e monitoruara për këtë periudhë rezulton se kemi tejkalim te vlerave të monitoruara për treguesin e PM10 dhe për NO2 të dy ndotësve që shkaktohen nga trafiku, shkarkimet e makinave dhe pluhurat.

Konkretisht për PM10 është monitoruar nga data 10.03.2017 - 19.03.2017 siç shihet dhe nga grafiku i mëposhtëm vlera mesatare e monitoruar është 60.88 µg/m³ nga 40 µg/m³ që është norma vjetore e BE pra e tejkalon standardin vjetor të BE në masën 52.2%. Ndërsa numri i ditëve që tejkalojnë normën ditore prej 50 µg/m³ në këtë stacion eshtë 9 ditë nga 10 ditë të monitoruara, ku norma e lejuar në një vit është 35 ditë.

Vlera më e lartë e monitoruar e PM10 është 72.23 µg/m³ me datën 13.03.2017 siç shihet edhe në grafik.

Përsa i përket NO2 siç shihet dhe nga grafiku i mëposhtëm vlera mesatare e monitoruar është 52.99 µg/m³ nga 40 µg/m³ që është norma vjetore e BE pra e tejkalon standardin vjetor të BE në masën 32.47%.

Siç shihet edhe në grafik nuk kemi tejkalim të normës orare të NO2 për periudhën 14.03.2017 -24.03.2017. Vlera më e lartë orare e monitoruar për këtë periudhë monitorimi është 98.45µg/m³ me datë 18.03.2017 ora 19:00.

Print