• Kreu
  • Ajri
  • AKM: Ja cilësia e lëndëve djegëse në vitin 2016

AKM: Ja cilësia e lëndëve djegëse në vitin 2016

Mbështetur në Udhëzimin e Përbashkët Nr. 3946, datë 10.06.2016 “Për mbledhjen dhe ruajtjen e të dhënave për cilësinë e lëndëve djegëse të lëngëta të mesme të rënda (Gas oil), lëndëve djegëse të lëngëta të rënda (Heavy Fuel Oil) dhe lëndëve djegëse të lëngëta marinë (Marine Fuel)” Agjencia Kombëtare e Mjedisit nëpërmjet informacionit të marrë nga Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial paraqet cilësinë e lëndëve djegëse: Në vitin 2016 janë marrë gjithësej 7471 mostra për kontroll cilësor, ose 24% më shumë se gjatë vitit 2015 nga të cilat 6164 mostra në tregun e brendshëm dhe 1307 mostra para zhdoganimit. Nga këto analizime 55 mostra kanë rezultuar jashtë standardit në:

• Përmbajtjen e squfurit për produktin gasoil është në tejkalim të standardit S SH EN 590:2013 në vlerën nga 10-50 ppm në 23 raste të cilat mendojmë së kanë ardhur nga përdorimi i lëndës djegëse të mesme (gasoil 0.1%) për transport

• Pika e flakërimit është në shkelje të standardit shtetëror në 21 raste në vlerën 27-55 °C që nga 55 °C që është vlera minimale

• Përmbajtja e squfurit është në tejkalim të standartit në vlerën nga 1.5-4 % në lëndët djegëse të tipit heavy fuel oil për 6 mostra

• Pika e flakërimit është në shkelje të standartit në vlerën 35-55 °C për lëndët djëgëse të tipit heavy fuel oil për 2 mostra

• Nuk janë marrë mostra për lëndët djegëse të lëngëta marinë (Marine fuel)

• Nuk janë kryer analiza për lëndët djegëse të lëngëta për Nikel-Vanadium, policlorbifenil dhe policlortrifenil për mungëse infrastrukture.

Nga inspektimet e kryera për lëndët djegëse të rënda të tipit “heavy fuel oil”, shkeljet janë vërtetuar në tregun e brendshëm për shkak të natyrës squfuroze të naftës bruto.

Gjatë vitit 2016 në tremujorin e fundit kanë funksionuar rafineria e Ballshit dhe ajo e Fierit ndërsa minirafinerite jo.

Print