• Kreu
  • Ajri
  • Gjobiten 11 karburante, mungon cilësia dhe dokumentacioni

Gjobiten 11 karburante, mungon cilësia dhe dokumentacioni

Inspektorati Shtetëror Teknik ka gjobitur 11 karburante në të gjithë vendin. Gjobat janë vënë për mungesë dokumentacioni, apo për mosplotësimin e kritereve që kanë të bëjnë me cilësinë e tregimit të naftës dhe benzinës. Gjobat variojnë nga 50 deri në 150 mijë lekë të reja. “Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial publikon rezultatet e inspektimeve të ushtruara në subjektet e tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimeve elektrike për muajin qershor 2017.

Fokusi i kontrolleve të kryera ishte zbatimi i dispozitave të ligjit nr.8450 datë 24.02.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, ligji nr.32/2016 datë 24.03.2016 “Për garantimin e sigurisë së punës së pajisjeve/instalimeve nën presion” si dhe VKM nr.212, datë 16.3.2016 “Për përcaktimin e kushteve dhe të rregullave teknike për përpunimin e bombolave të mbushura me gaz të lëngshëm të naftës (GLN)” dhe ligji nr. 8734, datë 01.02.2001 “Për garantimin e sigurisë se punës te pajisjeve dhe instalimeve elektrike”, i ndryshuar.

Nga inspektimet e bëra nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial për periudhën Qershor 2017 janë gjobitur 11 subjekte.

Listën e subjekteve dhe informacioni përkatës për secilin subjekt.

Print