• Kreu
  • Ajri
  • AKM publikon rezultatet e monitorimit të ndotësve të ajrit në Berat

AKM publikon rezultatet e monitorimit të ndotësve të ajrit në Berat

Ka shumë burime të ndotjes së ajrit në Shqipëri dhe sektorët kryesorë kontribues janë ai i transportit, industria, bujqësia, përdorimi shtëpiak i produkteve, si dhe ngrohja. Të gjithë këta sektorë çlirojnë një shumëllojshmëri ndotësish, si: lëndë e ngurtë e grimcuar, gaze, metale të rënda, si dhe substancë organike volatile. Ndotja e ajrit është një përzierje komplekse me shumë komponentë toksikë që rrjedhin nga djegia e lëndëve djegëse fosile për transportin, prodhimin e energjisë, dhe aktivitete të tjera njerëzore.

Nuk është vetëm sasia totale e shkarkimeve që duhet të merren parasysh, por edhe natyra kimike e tyre, si p.sh, riaktivizimi dhe shpërndarja kohore dhe hapësinore.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka kryer monitorimin ndaj ndotësve kryesore të mjedisit: PM2.5, Pb (plumb), Cd (kadmium), Zn (zink) dhe Cu (bakër).

Gjeni këtu rezultatet e monitorimit të kryer për qytetin e Beratit, i cili konsiston në vlerën dhe ndikimin që kanë metalet e rënda në mjedis e duke vijuar më tej me sëmundshmërinë respiratore dhe kardiovaskulare si dhe vlerat përkatëse të PM 2.5 për muajin qershor dhe korrik.

Print