• Kreu
  • Ajri
  • Berat, i vihet flaka mbetjeve në vend depozitimin, tymi “zapton” zonën

Berat, i vihet flaka mbetjeve në vend depozitimin, tymi “zapton” zonën

Tymi i krijuar nga djegia e disa mbeturinave në Berat ka shqetësuar banorët për shkak të ndotjes së ajrit. Zjarri ka rënë në vend depozitimin e mbetjeve të qytetit rreth orës 16:30. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset e qytetit, por shuarja e zjarrit ishte e pamundur pasi rruga ku duhej të kalonte zjarrfikësja ishte e bllokuar për shkak të mbetjeve. Dyshohet se zjarri është vënë nga disa peshkatarë që vijnë në zonë, por nuk dihet ende më shumë për këtë ngjarje.

"Zjarrin do ta ketë vënë ndonjë peshkatar apo çoban që ka kaluar. do ketë ndezur ndonjë cigare dhe do e ketë hedhur aty", thotë roja Shkëlqim Fila.

Print