• Kreu
  • Ajri
  • Elbasan, Sejdini: Ndotja brenda niveleve të lejuara, tregon studimi

Elbasan, Sejdini: Ndotja brenda niveleve të lejuara, tregon studimi

Këshilli Bashkiak Elbasan ka diskutuar sot në lidhje me ndotjen dhe që është paraparë të futet në paketën fiskale 2018. Ndërkohë një muaj më parë Këshilli Bashkiak shpalli emergjencën mjedisore. Që në fillim kryetari i Bashkisë Qazim Sejdini u shpreh se të dhënat e grumbulluara nga matjet tregojnë se ndotja në Elbasan është brenda parametrave të Bashkimit Europian. “Sa kemi përfunduar një projekt, të cilët ndër vite anëtarët e Këshillit Bashkiak e kanë kërkuar dhe ka të bëjë me matjen e ndotjes së mjedisit në bashkinë e Elbasanit.

Nga provat ka rezultuar që Elbasani është brenda normave të lejuara të komunitetit Evropian”-shpjegon Sejdini.

Një kompani e kontraktuar nga Bashkia Elbasan ka prezantuar të dhënat e ndotjes në këtë qytet. Sipas prezantimit janë vendosur monitorues të ndotjes së ajrit në katër pika të ndryshme Stadiumi, Universiteti, Bashkia dhe Rrethrrotullimi Luleve. Nga këto matje ka rezultuar se ndotja në Elbasan është brenda parametrave të BE.

“Me kënaqësi mund t’ju them se ka mbaruar me shumë sukses. Jemi larg pritshmërive që kemi pritur, psikologjikisht ne Elbasanit e kemi menduar të ndotur, por treguesit që kanë treguar këto kohë, Elbasani çuditërisht është brenda parametrave të lejuar”-theksoi përfaqësuesi i kompanisë.

Mjeku pediatër Edmond Laho ka shprehur rezervat e tij lidhur me parametrat e prezantuar për ndotjen. Ai ka deklaruar se nuk është dakort pasi ndotja e ajrit nuk shpreh ndotjen e mjedisit. Pluhurat përmbjanë tokaina në tre pika, në Elbasan, Tiranë, Fier dhe sipas një studimi të tij kanë korresponduar tre qytetet me sëmundjet respiratore dhe kardio vaskulare më të larta. Sipas tij, matjet duhen bërë atje ku ka më shumë trafik automjeteve.

“Në këtë rast nuk jam shumë dakord me ju, iu vlerësojë për studimin e bërë. Ndikim të drejtpërdrejtë mbi shëndetin e komunitetit të qytetit janë pluhrat e grimcuar, sepse ata mbajnë mbetje toksike ata mbajnë mikrobe dhe është shumë e lartë”-tregon mjeku.

Këshilltari i djathtë Blendi Himçi u shpreh skeptik në lidhje me matjet e bëra, pasi ka pasur deformime dhe mutacione, sipas tij shkaktar për këtë është ndotja.

“Pavarësisht shifrave që flasin, në brendësinë time, por edhe besojnë se edhe në shumicën e këshiolltarëve mbesin skeptik se faktet kanë qenë të tilla pasi ka patur deformime dhe mutacione që nga kafshët e deri tek njerëzit, besoj se shkaktar ryesor ka qenë edhe ndotja”-tha ai.

Ndërsa kryebashkiaku Qazim Sejdini deklaroi se do të jetë transparent me qytetarët sa i përketë majes së ndotjes në atmosferë sipas tij prej 10 vitesh është kërkuar matje e parametrave të ajërit, por vetëm sëfundmi është bërë e mundur një gjë e till. Në fund u diskutua edhe për paketën fiskale 2018 e cila u miratua nga të gjithë këshilltarët.

Print