• Kreu
  • Ajri
  • Zjarri në “Makstil” rrit koncentrimin e grimcave PM10

Zjarri në “Makstil” rrit koncentrimin e grimcave PM10

Inspektorati Shtetëror për Mjedis Jetësor sot pasdite njoftoi se ka kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në fabrikën “Makstil”, ku mbrëmë janë djegur mbeturina hekuri.

Gjatë mbikëqyrjes së kryer, për të cilën është përgatitur edhe fotodokumentacion, është konstatuar se zjarri ka shpërthyer në repartin e çelikut, në vendin ku bëhet e ashtuquajtura “grirje e hekurit”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Inspektorati konstatojnë se reparti nuk ka qenë në funksion gjatë ditës kur ka shpërthyer zjarri dhe se më 30 prill kanë marrë njoftim me shkrim nga kompania se reparti nuk punon prej 29 prillit prej orës 22:18.

Nga atje theksojnë se mbrëmë në orën tre pas mesnate, ka pasur koncentrime të shtuara të grimcave PM 10 në ajër. Në vendin matës Gazi Babë janë evidentuar 228,02 mikrogramë në metër kub, ndërsa në stacionin matës në Rektorat janë matur 137,22 mikrogramë në metër kub.

Zjarri i cili mbrëmë shpërtheu në Makstil së pari ishte vërejtur nga ana e personave të punësuar rreth orës 21:20, pas çka ka filluar shuarja e tij me aparate zjarrfikëse. Më aps është thirrur Shrëbimi zjarrfikës.

Pas mbledhjes së plotë të të gjitha informatave, nga Inspektorati për mjedis jetësor paralajmërojnë se do të dalin edhe me një kumtesë për udhëheqjen e mëtejshme të procedurës inspektuese.

Print