AKM: Ja cilësia e lëndëve djegëse në vitin 2016

Mbështetur në Udhëzimin e Përbashkët Nr. 3946, datë 10.06.2016 “Për mbledhjen dhe ruajtjen e të dhënave për cilësinë e lëndëve djegëse të lëngëta të mesme të rënda (Gas oil), lëndëve djegëse të lëngëta të rënda (Heavy Fuel Oil) dhe lëndëve djegëse të lëngëta marinë (Marine Fuel)” Agjencia Kombëtare e Mjedisit nëpërmjet informacionit të marrë nga Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial paraqet cilësinë e lëndëve djegëse: Në vitin 2016 janë marrë gjithësej 7471 mostra për kontroll cilësor, ose 24% më shumë se gjatë vitit 2015 nga të cilat 6164 mostra në tregun e brendshëm dhe 1307 mostra para zhdoganimit. Nga këto analizime 55 mostra kanë rezultuar jashtë standardit në:

Vijo leximin

Print

Monitorimi i cilësisë së ajrit në Tiranë

Në periudhën 14.03.2017-24.03.2017 është realizuar monitorimi i cilësisë së ajrit urban me anë të stacionit Mobile, pranë Bashkisë së qytetit Tiranë. Treguesit kryesorë të cilët janë monitoruar në këtë stacion janë: PM10, NO2, SO2, O3, CO dhe BTEX (Benzeni). Monitorimi eshtë realizuar 24 orë pa ndërprerje. Nga të dhënat e monitoruara për këtë periudhë rezulton se kemi tejkalim te vlerave të monitoruara për treguesin e PM10 dhe për NO2 të dy ndotësve që shkaktohen nga trafiku, shkarkimet e makinave dhe pluhurat.

Vijo leximin

Print

Mbyllen furrat e gëlqeres, por banorët e Krujës thonë se do i rihapin

Furrat e paligjshme të prodhimit të gëlqeres në zonën e Krujës u shkatërruan sepse ato shkaktojnë një ndotje të madhe në mjedis, duke djegur gomat e automjeteve. Por banorët e zonës e injorojnë këtë shkak dhe thonë se ato furra janë e vetme mundësi punësimi. “Gëlqeren nuk e do asnjë. Po ishim të detyruar se ishim pa punë”, thotë një banor. “I ndiznin dhe natën. Nëse do të bëjnë tym i digjnin për 5 ditë, bënin më pak tym”, shprehet një tjetër. Por në fakt përveç nivelit të lartë të ndotjes dhe dëmit në shëndetin e banorëve, kjo ishte panorama që ofronte qyteti historik për turistët që e vizitonin atë.

Vijo leximin

Print

Roli qytetar për cilësinë e ajrit, TFL me gjimnazistët

Shoqata ‘Together for Life’ organizoi aktivitetin sensibilizues në shkollën e mesme “Sami Frashëri” me temë: “Ndotja e ajrit dhe roli i qytetarëve në përmirësimin e tij”. Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Ajër i pastër në Tiranë: më shumë ecje, biçikleta dhe transport urban”. Projekti i mundësuar nga programi ACHIEVE, i zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, dhe mbështetur financiarisht nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, synon ndërgjegjësimin e qytetarëve në përdorimin e mjeteve alternative si një nga faktorët në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Vijo leximin

Print

Zhvillimi i një vendi shihet tek transporti publik, jo tek makina personale

“Një vend i zhvilluar nuk është ai ku të varfërit kanë makina, por kur të pasurit përdorin transportin publik”. Kjo thënie e politikanit Gustavo Petros të sjellë në vëmendje situatën në vendin tonë, ku edhe pse ekonomikisht jemi një vend jo i pasur, kur bëhet fjalë për makina, në shumë familje shqiptare gjen edhe dy makina, dhe ata që kanë në pronësi një të tillë preferojnë më shumë ta përdorin atë se transportin publik. Komoditeti që japin makinat është i kënaqshëm, por a e dini se ka një kosto të lartë shëndetësore?

Vijo leximin

Print