80 % e makinave në Shqipëri, rrezikojnë të mos e kalojnë testin e kolaudimit

Rreth 80 % e makinave që qarkullojnë në Shqipëri rrezikojnë të mos e kalojnë testin e kolaudimit. Kjo, si pasojë e hyrjes në fuqi të normave të reja për shkarkimin e gazeve. Parlajmërimin e ka dhënë Përgjegjësja e Sektorit të Ajrit, Ndryshimeve Klimatike dhe Kimikateve në Ministrinë e Mjedisit, Laureta Dibra. “Nga komunikimi që ne kemi pasur me kompaninë SGS bëhet fjalë që sot rreth 80 % e automjeteve në treg nuk e kalojnë këtë test”, u shpreh ajo në komisionin e Jashtëm. Masat e reja të shkarkimit të gazrave janë vënë nga Ministria e Transporteve.

Vijo leximin

Print

Ndotja e ajrit nga bujqësia

Shkarkimet e amoniakut në Evropë kanë rënë që nga viti 1990, por jo aq sa shkarkimet e ndotësve të tjerë, në bazë të një konvente pranuar ndërkombëtarisht të Kombeve të Bashkuara. Sipas një raporti të ri nga Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA), shkarkimet e amoniakut janë rritur në vitin 2014, që do të thotë disa shtete anëtare të BE-së, i kalojnë kufijtë e tyre përkatëse të shkarkimit të amoniakut sipas Konventës. Rreth 94% e shkarkimeve të amoniakut (NH3) në Evropë vijnë nga bujqësia, kryesisht nga përhapja dhe përdorimi i plehrave kimike që përmbajnë azot.

Vijo leximin

Print

Rregullat e reja të kolaudimit të makinave nisën të zbatohen prej 1 korrikut

Prej 1 korrikut në Shqipëri kanë nisur të zbatohen normat e reja të kolaudimit të automjeteve. Këto rregulla kanë të bëjnë me forcimin e kritereve për shkarkimin e gazeve, për t’i përafruar ato me normat e Bashkimin Evropian. Tani, norma e lejuar e shkarkimit të gazeve do të jetë 20 % më e ulët. Për makinat e vjetra, norma do të jetë më e lartë. Nëse mjetet motorike nuk e kalojnë testin e shkarkimit të gazeve pronarët mund të kërkojnë ripërsëritjen e tij. Në të kundërt do të duhet t’i drejtohen mekanikut për të zgjidhur problemin.

Vijo leximin

Print

Elbasani qyteti më i ndotur, përfundon investimi i impiantit të përpunimit të mbetjeve urbane

Ka përfunduar investimi i impiantit të përpunimit të mbetjeve urbane, duke bërë të mundur evitimin e ndotjes së qytetit te Elbasanit që prej vitesh ka ardhur si pasojë e djegies së plehrave në fushën e vjetër që ndodhej shumë pranë varrezave publike. Impianti i përpunimit të mbetjeve urbane, i cili i nisi punimet në muajin mars të një viti më parë, cilësohet një prej projekteve më të mëdha në fushën e mjedisit, i pari i këtij lloji në vendin tonë. Me një investim prej 22 milionë euro ky impiant parashikon t’i japë zgjidhje problemit serioz të trajtimit të mbetjeve urbane dhe t’i shndërrojë ato në energji.

Vijo leximin

Print

Cilësia e ajrit, nga 1 korriku në fuqi normat e reja të ndotjes nga mjetet

Përmes një interviste ekskluzive për Report TV, Ministri i Mjedisit Lefter Koka shpjegon cilësinë e ajrit, ujërave, plazheve e pyjeve. Sipas tij, në tre vite është përmirësuar dukshëm cilësia e plazheve, por mbetet problem ndotja e ajrit prej makinave me moshë të madhe Ndërsa është përmirësuar ndjeshëm cilësia e ujërave, problem mbetet ndotja e mjedisit nga gazrat e makinave. Nga 1 korriku 2016, do të hyjnë në fuqi normat e reja të ndotjes nga automjetet. Një masë e tillë, sipas Ministri i Mjedisit Lefter Koka u mor për shkak të moshës së madhe të mjeteve që qarkullojnë në territorin shqiptar.

Vijo leximin

Print