Kolaudimi dhe ndotja, ja makinat që dalin nga qarkullimi

Matja e shkarkimit të gazrave të automjeteve është ulur, gjë që penalizon fort makinat e vjetra. Specialisti i Drejtorisë së Qarkullimit dhe Sigurisë Rrugore në Ministrinë e Transporteve shpjegon se cilat automjete do të penalizohen nga rregulli i ri. Eksperti në Ministrinë e Transportit, Maksim Tashi në një intervistë për gazetën Panorama, tregon se qeveria ka vendosur të ulë ndotjen e automjeteve në tri shkallë. Gjatë 6­mujorit të vitit të kaluar u vendos për herë të parë matja e gazrave të makinave, kjo ishte faza e parë.

Vijo leximin

Print

Cilësia e ulët e karburanteve, shkak madhor për ndotjen

Lënda djegëse që qarkullon në vend është e një cilësie të ulët. Ministri i Mjedisit tha se duhet të rritet kontrolli ndaj këtyre subjekteve dhe nuk duhet të lejohen në qarkullim automjetet e vjetëruara, të cilat nuk janë të pajisura as me katalizator. “Ne jemi koshient, kemi problematikë kryesisht me cilësinë e lëndës djegëse dhe kjo ngelet dhe një nga sfidat më kryesore, cilësia e lëndës djegëse dhe jetëgjatësia e mjeteve që qarkullojnë në Shqipëri.

Vijo leximin

Print

Tirana pa makina, nisma sfidon ndotjen e ajrit

Niveli i ndotjes në Tiranë i kapërcen ndjeshëm normat e Bashkimit Europian. Matjet e fundit tregojnë për një ndotje mbi 20 për qind më shumë se ajo e lejuar nga BE dhe një nivel i lartë i ndotjes së ajrit nga grimcat e pluhurit.

Vijo leximin

Print