Shkarkimi i gazeve/ 50 mijë makina rrezikojnë të nxirren nga qarkullimi

Rreth 50 mijë automjete që qarkullojnë në vendin tonë rrezikojnë të nxirren nga qarullimi pasi nuk përmbushin kriteret për nivelin e gazeve që shkarkojnë në atmosferë. Kjo u pohua nga eksperti i Sigurisë Rrugore në Ministrinë e Transporteve, Nikolin Bërxhiku në studion e emisionit “Opinion”, në TV Klan. “Ky është një akt i Ministrisë së Transportit i cili vendos normat e shkarkimit të gazeve te mjeteve. Këto norma janë sipas Bashkimit Evropian dhe ne kemi detyrime si një vend anëtar. Këto norma janë menduar të vendosen me një tolerancë.

Vijo leximin

Print

Nafta me squfur, rrezik i lartë në Shqipëri

Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka bllokuar rreth 10 milion litra karburante jashtë standarteve. Drejtoresha e këtij institucioni, Ejana Xhixha, bën me dije se gjatë 2015 janë bllokuar edhe 95 subjekte të cilat nuk përmbushnin kriteret e vendosura në ligj. Ndërkohë përsa i përket shqetësimeve të ngritura nga qytetarët se shumë automjete nuk kalojnë testin e shkarkimit të gazrave për shkak të cilësisë së karburantit, Xhixha deklaron se deri më tani nuk kanë marrë asnjë ankesë zyrtare në lidhje me këtë çështje.

Vijo leximin

Print

Pse gazoili jonë mjeron makinat dhe xhepat tanë?!

Prej kohësh debatonim me një koleg nafte lidhur me çmimin e karburantit në treg, se Shqipëria është i vetmi vend në krahasim me vendet fqinje, -jo i thosha unë, i vetmi vend në rajon, -jo prapë unë, atëherë në Europë o profesor, -jo more djalë, jo, e po në botë, -eee kështu po, që ka çmimin më të shtrenjtë se edhe kryeqyteti i luksit europian, vetë Luksemburgu. Në pamje të parë duket se ndonjëherë çmimet andej, edhe janë disa cent deri një euro më lart, por nëse llogarisim se si ky shejtan i zi shqiptar i merr pak e nga pak ymrin si makinës dhe të zotit.

Vijo leximin

Print

Kolaudimi dhe ndotja, ja makinat që dalin nga qarkullimi

Matja e shkarkimit të gazrave të automjeteve është ulur, gjë që penalizon fort makinat e vjetra. Specialisti i Drejtorisë së Qarkullimit dhe Sigurisë Rrugore në Ministrinë e Transporteve shpjegon se cilat automjete do të penalizohen nga rregulli i ri. Eksperti në Ministrinë e Transportit, Maksim Tashi në një intervistë për gazetën Panorama, tregon se qeveria ka vendosur të ulë ndotjen e automjeteve në tri shkallë. Gjatë 6­mujorit të vitit të kaluar u vendos për herë të parë matja e gazrave të makinave, kjo ishte faza e parë.

Vijo leximin

Print

Cilësia e ulët e karburanteve, shkak madhor për ndotjen

Lënda djegëse që qarkullon në vend është e një cilësie të ulët. Ministri i Mjedisit tha se duhet të rritet kontrolli ndaj këtyre subjekteve dhe nuk duhet të lejohen në qarkullim automjetet e vjetëruara, të cilat nuk janë të pajisura as me katalizator. “Ne jemi koshient, kemi problematikë kryesisht me cilësinë e lëndës djegëse dhe kjo ngelet dhe një nga sfidat më kryesore, cilësia e lëndës djegëse dhe jetëgjatësia e mjeteve që qarkullojnë në Shqipëri.

Vijo leximin

Print