21 Mars - Dita Botërore e Pylltarisë

Ideja për një Ditë Botërore të Pylltarisë lindi në Ansamblenë e 23-të të Përgjithshme të Konfederatës Europiane të Bujqësisë, në vitin 1971. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë e mbështeti idenë, me besimin se ngjarja do të kontribuonte në ndërgjegjësimin e publikut mbi rëndësinë e pyjeve dhe përfitimin prej tyre. Dita Botërore e Pylltarisë promovon tre aspektet kryesore të pyjeve: mbrojtjen, prodhimin dhe argëtimin. Dita Botërore e Pylltarisë përkujtohet çdo vit më 21 mars, ekuinoksi pranveror në Hemisferën Veriore dhe ekuinoksi vjeshtor në hemisferën jugore.

Print