22 Prill - Dita e Planetit Tokë

Në vitin 1970, Senatori amerikan dhe aktivisti mjedisor Gaylord Nelson inicioi një veprim mjedisor të titulluar Dita e Tokës, si përgjigje ndaj degradimit të gjerë mjedisor. Që nga ajo kohë, kjo ditë është përkujtuar në mbarë botën si Dita e Planetit Tokë, duke shënuar fillimin e një lëvizje moderne mjedisore. E shpallur nga Kombet e Bashkuara si një ditë dedikuar luftës kundër kërcënimeve mjedisore, Dita e Tokës përkujtohet çdo vit në 22 Prill me synim të nxisë ndërgjegjësimin dhe vlerësimin e mjedisit natyror të Tokës.

Print