24 Maj - Dita Europiane e Parqeve

Dita Evropiane e Parqeve u promovua për herë të parë në vitin 1999, me nismën e EUROPARC Federation, me qëllim rritjen e profilit të zonave të mbrojtura evropiane dhe gjenerimin e mbështetjes publike për qëllimet dhe punët e tyre. 24 Maji përkujton krijimin e nëntë parqeve të para kombëtare evropiane në Suedi në vitin 1909. Kjo ditë festohet veçanërisht në qytetet e mëdha të Evropës, ku parqet shërbejnë si "mushkëritë e qytetit" si pasojë e përqëndrimit të lartë të trafikut, të industrisë dhe zhurmës.

Print