5 Qershor - Dita Botërore e Mjedisit

Dita Botërore e Mjedisit është përzgjedhur nga Ansambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara si ditë ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit dhe përkujtohet që nga 05 Qershori 1972, kur është mbajtur Konferenca e Parë mbi Mjedisin Human në Stokholm. Një tjetër rezolutë e miratuar nga Ansambleja e Përgjithshme në të njëjtën ditë, coi në krijimin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin. Qëllimi i kësaj dite është thellimi i ndërgjegjes publike mbi nevojën për ruajtjen e mjedisit dhe fuqizimin e vëmendjes e veprimeve politike në mbrojtje të tij. Dita Botërore e Mjedisit mikpritet cdo vit nga një shtet i ndryshëm.

Print