11 Dhjetor - Dita Ndërkombëtare e Maleve

Kjo ditë është një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e maleve në jetën tonë dhe për të theksuar rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm të maleve. Dita Ndërkombëtare e Maleve ka fillesat e saj në 1992, kur u miratua kapitulli i 13 i Axhendës 21 “Menaxhimi i Sistemeve Delikate: Zhvillimi I Qëndrueshëm i Maleve” në Konferencën e OKBsë për Mjedisin dhe Zhvillimin. Pas suksesit që pati Viti Ndërkombëtar i Maleve në 2002-in, A sambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 11 Dhjetorin si Ditën Ndërkombëtare të Maleve.

Print