arme kimike

Armët kimike, ndalohet me ligj sjellja e tyre në Shqipëri

Asnjë armë ose lëndë kimike nuk mund të sillet në Shqipëri. Qeveria ka miratuar një ligj të ri për “Menaxhimin e Kimikateve”, ku ndalohet importi dhe eksporti i armëve kimike. Madje ligji i ri ndalon edhe testimin e lëndëve kimike tek majmunët apo kafshët e tjera. Sipas qeverisë kush do të shkelë rregullat për përdorimin e kimikatave do të gjobitet me nga 300 mijë deri në 10 milionë lekë. Ligji i ri që ka hyrë tashmë në fuqi, sipas qeverisë ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit të njeriut dhe mjedisit.