Shkumbin

Firma private merr inerte nga shtrati i Shkumbinit, banorët: Rrezikojmë të përmbytemi

Shtrati i lumit Shkumbin në pjesën e fshatit Golik të Pogradecit po dëmtohet çdo ditë teksa një kompani private merr prej andej inerte. Banorë të zonës dhe pushtetar vendorë shprehen se gërryerjet që po bëhen çdo ditë në shtratin e lumit rrezikojnë përmbytjen e zonave në afërsi të lumit. Inspektorati i Mjedisit në këtë zonë bën të ditur se kompania në fjalë nuk ka leje mjedisore për gërmimet. Për këtë, muaj më parë firma ka marrë edhe një gjobë nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit.

Gërryerjet në Shkumbin – Bashkia Pogradec denoncon firmën kontraktore të rrugës Qukës-Qafë Pllocë

Bashkia Pogradec denoncon krimin mjedisor të shkaktuar nga firma kontraktore e rrugës Qukës – Qafë Plloçë, JV Albavia & Sinitram, e cila për një periudhë të konsiderueshme ka gërrmuar në shtratin e lumit Shkumbin në fshatin Golik, pa pasur asnjë kompetencë dhe leje mjedisore. Nxjerrja e inerteve ka dëmtuar rëndë shtratin e lumit dhe ka bërë një dëm të madh mjedisor. Pezullimi i gërryerjes së lumit Shkumbin u bë i mundur vetëm falë ndërhyrjes së policisë bashkiake.

Impianti i pastrimit në grykëderdhjen e Shkumbinit rikthen 40 ha plazh

Mbi 40 hektarë plazh në grykëderdhjen e lumit Shkumbin, të cilat nuk shfrytëzoheshin prej ndotjes së lartë, janë në kushte optimale dhe mund të shfrytëzohen nga pushuesit vendas dhe të huaj përgjatë sezonit turistik veror. Falë një investimi të Ministrisë së Mjedisit në grykëderdhjen e lumit Shkumbin ka bërë të mundur që një hapësirë e madhe plazhi tashmë të jetë fuksionale. Një impiant i montuar në grykëderdhje të lumit, i cili kryen fuksionin e pastrimit të lumit nga mbetje të ndryshme, do të mbajë të pastër këtë vijë bregdetare që prej vitesh ishte futur në listën e plazheve më të ndotura të Shqipërisë.

Lumi Shkumbin, zbulimi i fundit për të ushtruar raftingun

Raftingut shqiptarë i shtohet dhe një lum tjetër, ai i Shkumbinit. Ky lum po preferohet gjithnjë e më shumë nga turistët e huaj për rafting. Lumi Shkëmbin, buron në malin e Valamares dhe duke rrjedh nëpër një luginë të ngushtë e reliev të thyer derdhet në detin Adriatik. Gjatësia e këtij lumi është rreth180 km. Shkumbini merr vlera të rëndësishme për ekonominë shqiptare dhe ndan pothuajse në dy pjesë të barabarta Shqipërinë. Lumi Shkumbin kalon nepër krahinën e Mokrës ne rrethin e Pogradecit. Lugina e Shkumbinit ka një bukuri të rrallë me katarakte, shpella, plazhe të vogla, etj.

Ndotja në lumenj, kryebashkiaku i Librazhdit: Jo vetëm sensibilizim

Ndotja katastrofike që ka pushtuar brigjet e lumenjve në vend duket se e ka të largët zgjidhjen përfundimtare, por ka nisur një lëvizje që synon të sensibilizojë opinionin publik për mbrojtjen e natyrës. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në bashkëpunim me pushtetin vendor të Librazhdit dhe nxënës të shkollave i janë bashkuar projektit për pastrimin e luginës së lumit Shkumbin në disa zona të cilat cilësohen Monumente Natyre. Duke vënë në dukje pamjen e tmerrshme që ofron lugina e Lumit Shkumbin, Kryetari i Bashkisë së Librazhdit kërkoi që projektet të mos jenë thjesht sensibilizuese.

Shkumbini, lumi që të jep mundësinë e plazhit por edhe ndotjet kimike

Nga Fatos Salliu

Lumi Shkumbin është një nga lumenjtë kryesorë në Shqipëri. Ai buron në malin e Valamares në afërsi të Pogradecit dhe, pasi përshkon një luginë 181 km të gjatë, përfundon në detin Adriatik me grykëderdhje në një nga plazhet më të bukur të vendit, Plazhi i Vilë-Bashtovës. Ka rëndësi të madhe jetike. Kalon mes për mes territorin shqiptar duke e ndarë vendin në dy pjesë të mëdha në Veri dhe Jug. Lugina e Shkumbinit zotëron bukuri të rralla natyrore me vende piktoreske, katarakte, shpella e plazhe të vogla, etj.