Shengjin

Lezhë, vijon procesi i dezinsektimit

Procesi i dezinsektimit në Lezhë vijon në fazën e katërt nga 13 gjithsej që do të trajtojë zonat problematike. 3 faza janë të mbartura nga viti i shkuar dhe do të realizohen përfundimisht deri në fillim të tetorit, por zv.Drejtori i Shëndetit Publik në Lezhë, Besmir Frroku, thotë se efektet pozitive do të ndihen që në mesin e sezonit. Dezinsektimi po ndodh aktualisht për mushkonjën tigër ndërsa deklarohet se harta përfshin krahas Shëngjinit edhe qytetin e Lezhës dhe disa kanale ku janë evidentuar prani e lartë e larvave të mushkonjave.

Porti i Shëngjinit merr çmimin “Quality Era Award” nga BID grup

Porti i Shëngjinit është vlerësuar me çmimin e artë për cilësi, menaxhim, lidership dhe planifikim strategjik nga organizata ndërkombetare për certifikimin e cilësisë BID grup.Cmimi Quality Era Award i është dorëzuar në Gjenevë të Zvicrës drejtorit të portit të Shëngjinit Gjovalin Tushaj i cili ishte i pranishëm në ndarjen e çmimeve të përvitshme ku merrnin pjesë përfaqësues nga 178 vende të ndryshme të botës. “Eshte një vlerësim tejet i rëndësishëm që do të thotë më shumë angazhim për ta bërë portin e Shëngjinit një nyje strategjike për veriun e Shqipërisë dhe shtetasit kosovarë”.

Zjarr i fuqishëm në Shëngjin, dhjetëra banorë të evakuuar

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu gjatë natës në malin e Shëngjinit në Lezhë, duke vënë në rrezik dhjetëra banesa dhe depozitat e karburanteve pranë portit. Flaket u riaktivizuan nga një zjarr që kishte rënë në zonë prej gati dy ditësh dhe që ende nuk ishte shuar plotësisht. Situata u përkeqësua ndjeshëm si pasojë e erës së fortë, duke bere që flaket t’u afrohen edhe banesave. Kjo detyroi autoritetet që të evakuojnë banoret shumica prej të cilëve e kanë kaluar natën jashtë nga frika e zjarrit. Për t’i bërë ballë situatës pranë banesave u vendosen zjarrfikës të shumtë të ardhur edhe nga Shkodra e Laçi.