Bulqize

“Të Pastrojmë Shqipërinë” edhe në Bulqizë

Nisma “Të Pastrojmë Shqipërinë” më 20 Maj 2016 u realizua dhe në Bulqizë pas suksesit që pati aksioni i parë i realizuar më 20 nëntor 2015, nën moton “Të pastrojmë Bulqizën”. Ky bashkëpunim u bë i mundur nga organizata SHERM Albania (Shoqata Ekspertët e Rinj Mjedisorë) dhe organizata Green line Albania, në bashkëpunim me Zyrën Arsimore Bulqizë, Bashkinë Bulqizë, Zyrën e Punës me moton një ditë kushtuar mjedisit ku jetojmë, duke pastruar lagjen, rrugicën, hapësirat poshtë pallatit.

Bulqiza po digjet…Shteti nuk po merr asnjë masë

Prej 7 ditësh rradhazi tashmë janë aktivizuar disa vatra zjarri në Bulqizë, ku zjarrvënia është e qëllimshme pasi temperaturat janë shumë të ulëta duke pasuar më datë 20 prill me 3'C por era e dendur ka përshpejtuar flakët duke djegur hektarë pyje në malin e Krajkës ose (Mali i Bardhë) dhe vazhdimësinë për në njësinë Shupenzë, në ekonominë pyjore Sheshe-Bulqizë si dhe në fshatin Kovashicë. Këto zona digjen për kullota mbi 5 herë në vit, ku zjarri i fundit në vendin që tregohet në fotografi (Mali i Krajkës) ka qenë në dhjetor.

Bulqizë, pranverë me dëborë; probleme me të mbjellat

Reshjet e shiut të dy ditëve të fundit, të shoqëruara dhe me temperatura të ulëta janë kthyer në borë, duke zbardhur malet e duke iu afruar fshatrave dhe qytetit të Bulqizës. Pas ditëve me diell, kur fermerët nisën plugimet e pranverës dhe punimet në frutikulturë, kthimi i reshjeve të dëborës gjatë natës ka ngjallur befasi për ta. Edhe pse të pazakonta, reshjet e dëborës nuk kanë shkaktuar dëme në bujqësi. Gjithsesi, sipas fermerëve, dëbora dhe temperaturat e ulëta ndikojnë negativisht tek të mbjellat e po ashtu do të shkaktojnë vonesa në realizimin në kohë optimale të punëve të shumta të pranverës në bujqësi.

Bulqizë, shkeli moratoriumin e pyjeve, gjobitet drejtuesi i mjetit‏

Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve në kuadër të zbatimit të moratoriumit 10-vjeçar për shfrytëzimin e pyjeve, ka sekuestruar ditën e djeshme në Bulqizë, një kamion mjet tip IFA, targë BZ 0293A me lëndë drusore. Ndaj drejtuesit të mjetit, shtetasit B.Z. u vendos gjobë në masën 50 milionë Lekë (të vjetra) ndërsa lënda drusore dhe mjeti u sekuestruan. Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve siguron se kontrollet do të jenë të vazhdueshme dhe rigoroze në zbatim të moratoriumit 10 –vjeçar të pyjeve dhe ju bën apel gjithë subjekteve dhe individëve të respektojnë ligjin, si dhe qytetarëve dhe të denoncojnë çdo rast abuziv që konstatojnë në mjedis.

Digjen 10 hektarë pyje në Bulqizë

Një zjarr i madh ka rënë këtë të diel në pyjet e fshatit Koçaj të njësisë administrative Fushë-Bulqizë. Zjarri i ndihmuar nga era u përhap me shpejtësi duke përfshirë dhjetëra hektarë pyje. Zjarri u diktua nga fermerët privat të fshatit Koçaj, të cilët njoftuan pranë Bashkisë Bulqize. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja e emergjencave civile të Bashkisë Bulqizë. Të ndihmuar edhe nga banorët e këtij fshati ato arritën që ta vënë zjarrin nënkontroll. Flakët ishin përhapur duke arritur deri ne 100 metra larg shtëpive të fshatit Koçaj, duke dëmtuar kështu edhe varrezat e fshatit.

Djegia e pyjeve, shfaqen tri vatra zjarri në pyjet e Bulqizës

Mali i Homeshit pranë zonës së Maqellares në Dibër është përfshirë nga flakët paraditen e sotme. Informacioni ka ardhur në redaksinë e Top Channel nëpërmjet rubrikes “Ti Raporton”. Dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme duke pasur parasysh faktin që temperatura në këtë zonë nuk kanë kapur ende pikun për të rrezikuar zjarret natyrore. Zona e përfshirë nga flakët ndodhet në një terren të rrezikshëm malor dhe është mjaft e vështirë për të ndërhyrë në shuarjen e tyre.

Edukimi mjedisor në Bulqizë

Shoqata Ekspertet e Rinj Mjedisor (SHERM) realizoi me sukses aktivitetet edukuese në kuadër të projektit Eco-Nord, "Rritja e kapaciteteve të Shoqërisë Civile në Shqipërinë e Veriut për përmirësimin e biodiversitetit dhe mbrojtjes së mjedisit”, të mundësuar nga ALCDF dhe i financuar nga Fondet IPA të Delegacionit Evropian në Tiranë. Titulli i Projektit është “Mbrojtja e specieve floristike endemike të rrezikuara në rrethin e Bulqizës” që po zbatohet nga SHERM në partneritet me Federatën Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave Komunale FKPKK.

Emergjenca - Zjarret në Bulqizë, Drejtori i Shërbimit Pyjor takim urgjent për situatën

Situata e zjarreve në Bulqizë ishte fokus i takimit urgjent të punës së thirrur nga drejtori i Shërbimit Pyjor, Lutfi Myftari. Ai thotë se janë ngritur grupet e punës në çdo njësi për të parandaluar përshkallëzimin e emergjencave, ndërsa kanë nisur hetimet për çdo zjarrvënie të qëllimshme. Drejtori i Shërbimit Pyjor në Bulqizë, Lutfi Myftari, ka mbledhur stafin për të analizuar situatën e krijuar nga zjarret në masivet pyjore të Bulqizës. Në një intervistë për Ora News, Myftari tha se janë ngritur grupet e punës në çdo njësi dhe se ka një koordinim të institucioneve kryesore në Bulqizë për të monitoruar situatën.

Mbrojtja e specieve endemike të rrezikuara të florës në rrethin e Bulqizës

Shoqata e Ekspertëve të Rinj Mjedisor (SHERM) në bashkëpunim me FKPKK gjatë periudhës Dhjetor 2015 – Nëntor 2016 ka zbatuar projektin me temë: "Mbrojtja e specieve endemike të rrezikuara të florës në rrethin e Bulqizës”, në kuadër të projektit Econord të zbatuar nga Fondacioni Shqipatar për Zhvillimin e Kapaciteteve Lokale (ALCDF) dhe të financuar nga Delegacioni Evropian në Shqipëri.

Mbrojtja e specieve floristike endemike të rrezikuara në Rrethin Bulqizë

Shoqata Ekspertët e Rinj Mjedisor në kuadër të projektit Eco-nord të financuar nga Bashkimi Evropian, po zbaton projektin “Mbrojtja e specieve floristike endemike të rrezikuara në Rrethin Bulqizë. Projekti do të fokusohet në rrethin e Bulqizës, ku janë përzgjedhur pesë zona specifike të synuara (Fushë Bulqizë, Zerqan, Ostren, Klenje, Trebisht), ku për çdo zonë do zhvillohen nga dy takime, një me nxënësit e shkollave për Edukimin Mjedisor dhe tjetri me fermerët e zonave për teknikat më të mira të vjeljës së BMA.

Pyjet në pushtetin vendor jo më një sfidë por përgjegjësi për zhvillimin dhe menaxhimin e tyre

Të mësosh nga e djeshmja nuk është turp, të punosh për të sotmen është detyrim, dhe ajo që është më e rëndësishmja, të shpresosh për të ardhmen duke mos ndaluar. E nisa me këtë shprehje pasi të sfidosh të djeshmën është obligim, të punosh për të sotmen është detyrim. Mjedisi si dhuratë e çmuar dhe e pazëvendësueshme është shumë kërkues ndaj njeriut, ndaj mirëmbajtja dhe zhvillimi i kësaj dhurate është detyra jonë dhe e vërteta për mjedisin e djeshëm mbase nuk pëlqehet, por ai realitet është ajo që vlen.

SHERM nxit rolin e shoqërisë civile në menaxhimin e qëndrueshëm të mjedisit

Shoqata “Ekspertët e Rinj Mjedisor” e cila shtrin aktivitetin e saj në Bulqizë, aktualisht po punon për zbatimin e projektit “Barazia në Vendimmarrje e Drejta e infromimit për Çështjet Mjedisore” Bashkia Bulqizë, nëpërmjet programit “PACT”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur nga ANTTARC. Qëllimi është nxitja e pjesëmarrjes dhe veprimin konkret të publikut në vendimmarrjen e institucioneve vendore për çështjet mjedisore.