Meksike

Dy lumenj zhduken brenda natës në Meksikë

Sipas një raporti në Tribunën Amerikane ‘Herald’, lumenjtë Tliapa dhe Tlacuapa burojnë në malet e Verakruzit qendror në qytetet e Çokamanit dhe Kalkahuakos, afërsisht 18 kilometra larg njëri-tjetrit. Lumenjtë rridhnin nëpër qytetin e Kordobës deri në momentin kur ishin hapur ca vrima, që e kanë ‘pirë’ ujin e lumenjve, duke i tharë pothuajse plotësisht, transmeton gazeta Kosova Sot Online. Vrimat në fjalë janë hapur në largësi prej 1 kilometri nga njëra-tjetra, disa metra larg vendit ku bashkohen dy lumenjtë.

Kapet një peshkaqen i rrallë në Meksikë

Në Cabo San Luca, Meksikë kapet një peshkaqen me bark të fryrë, sy alieni dhe ngjyrë rozë. Gjatë kërkimit në web për këtë krijesë detare të çuditshme, peshkatarët kanë zbuluar se bëhët fjalë për një peshkaqen të vogël shumë të rrallë të cilit,i mungon pigmenti. Ky lloj peshkaqeni (Cephaloscyllium ventriosum) fryhet në ajër dhe ujë për tu mbrojtur nga armiqtë.

Mexico City: A duhet të ndalohen makinat brenda qytetit?

Ndotja – Javën e kaluar, Mexico City hodhi një hap vendimtar drejt misionit për të përmirësuar cilësinë e ajrit. Ai vendosi të vërë në zbatim një pezullim periodik të përkohshëm sa i përket lëvizjes së mjeteve motorike pirate apo shtetërore brenda qytetit. Ajri i ndotur është kthyer në problem në shumë qytete të botës. Në Paris, Pekin, Bruksel dhe Nju Dehli, pezullimet e lëvizjes së makinave aplikohen prej kohësh Mexico City shtrihet në një pllajë të brendshme i rrethuar përqark nga një sërë majash vullkanike.