rinoceront

Kenia do të djegë 106 ton fildish dhe brirë rinoceronti

Autoritetet keniane kanë filluar të përgatisin një minimum prej të paktën 105 ton fildish dhe kusurin me bri rinoceronti, për t’i djegur në fund të prillit, me qëllimin e dekurajimit të tregtisë në këto raste, e cila pret gjuetinë e paligjshme të elefantëve dhe rhinos. Zyrtarët thonë se, rezervat e fildishit dhe të bririt të mbledhura nga elefantët dhe rinocerontët janë marrë kur kafshët janë vrarë në përleshjet me njerëz, vdiqën, ose u vranë nga gjuetarët, citohet “Beta”. Siç është vënë në dukje, shkatërrimi masiv i tufës do të bëhet në të njëjtën periudhë, kur të mbahet një samit mbi mbrojtjen e elefantëve në Kenia, nga 28 deri 30 prill.

Ky është rinoceronti i fundit i bardhë në botë, ruhet 24 orë me roje të armatosura

Për Sudanin çdo ditë që kalon është një arritje e madhe. Ky ekzemplar rinoceronti mashkull ruhet 24 orë në ditë nga roje të armatosura sepse është i fundit i mbetur gjallë i llojit të tij në Tokë. Ai është ekzemplari i fundit i rinocerontit të bardhë jugor, një nga dy nën-speciet e rinocerontit të bardhë. Të gjithë pararendësit dhe trashgimtarët e tij janë vrarë që t’iu merreshin brirët, objekte që tashmë kanë vlerë shumë të madhe në tregjet aziatike.

Zimbabve, vritet rinoceronti i zi, ndër më të rrallët në botë

Ntombi, një rinoceront i zi, pjesë e listës së kafshëve në rrezik zhdukjeje, është qëlluar dhe plagosur rëndë nga kontrabanduesit në parkun kombëtar “Matopo” në Zimbabve por autoritetet thanë se e kishin të pamundur që të shpëtonin kafshën ndaj e kishin vënë në gjumë. Parku kombëtar i Zimbabve dhe Autoriteti për mbrojtjen e kafshëve tha për mediat përmes një njoftimi se: “Rinoceronti u qëllua me 3 plumba në tre këmbë të ndryshme dhe me një tjetër pranë qafës. Kafshë qëndroi për disa orë i palëvizshëm dhe e kishte të pamundur për tu ngritur sërish në këmbë, aq sa e pati të pamundur të konsumojë ujë dhe ushqim”.