Gjinar

Gjinari në Shpat, një mrekulli turistike

Shkak për këtë shkrim u bë një postim i miqve të mi në AdZM-në e Elbasanit, që herëpashere dërgojnë foto të monumenteve të natyrës nga parku pyjor që mbulon kjo administratë. Një nga monumentet e natyrës në këtë zonë është dhe Pisha e Fushkuqes në Gjinar, që është shpallur Monument i Natyrës me V.K.M nr.676, datë 20.12.2002 dhe ndodhet në fshatin Gjinar. Bio- monumenti Pisha e Fushekuqes ka një peizazh të bukur dhe çlodhës por dhe kurativ. Është një natyrë me pishë të zezë me një sipërfaqe 2 ha, me drurë të rinj dhe të vjetër me moshë 150-160 vjeçare.

Gjinari një orë larg Tiranës, një mrekulli natyrore që lakmohet në fundjavë

Gjinari, është një zonë turistike jo vetëm pranë Elbasanit, por edhe Tiranës. Rreth 70 km. rrugë e ndajnë atë nga Tirana dhe ajo është një rrugë mjaft e mirë, e asfaltuar dhe me tabela orientuese për shoferët. Aty shkojnë jo vetëm elbasanasit, por dhe turistë vendas nga Tirana, Durrësi dhe mjaft turistë të huaj vijnë në këtë pikë turistike. Kjo zonë me pishat e larta dhe me ajër të pastër, përbën një dëshirë më vete për ta frekuentuar. Liqenet e vegjël, uji i kthjellët  dhe dëbora në dimër, përbëjnë më tepër se një zonë turistike.

Pishat e Korçës dhe Gjinarit, të prekura nga procesionarja

Pishat në zonën e Korçës dhe Gjinarit në Elbasan po përballen përsëri me sëmundjen e procesionares, edhe pse është ndërhyrë disa herë për luftimin e saj. Kjo sëmundje shkakton alergji tek njerëzit nëse kanë kontakt me këtë lloj krimbi, ose edhe kur i kalojnë pranë. Madje ky krimb mund të shkaktojë edhe verbëri tek personat alergjikë. Gjithashtu procesionaria rrezikon pyjet me pisha, duke i shkaktuar natyrës dëme kolosale. Një vit më parë, miliona lekë u derdhën në luftën kundër procesiuonares në fshatin turistik të Gjinarit, por duket se nuk pati asnjë efekt. Nuk dihet nëse fondet kanë shkuar për zhdukjen e sëmundjes procesionares.

Procesionarja dëmton pyjet në zonën turistike të Gjinarit

Procesionarja, e njohur ndryshe si sëmundja e pishave, ka prekur në masë pyjet në zonën turistike të Gjinarit në Elbasan. Ajo është përhapur me shpejtësi, asnjë pemë nuk ka mbetur e paprekur. Procesionarja e dëmton pishën në mënyrë të parikthyeshme nëse nuk ndërhyhet në kohë duke shkaktuar tharjen e plotë të saj. Në këtë zonë nevojitet një ndërhyrje urgjente pasi me këtë ritëm, në Gjinarin turistik, shumë shpejt nuk do të kemi më pyje me pisha. Procesionarja luftohet në mënyrë mekanike, duke i mbledhur insektet, sa ende janë në boçen e tyre dhe më pas digjen.