Parku i Tomorrit

AdZM e Beratit realizon markimin dixhital të shtigjeve turistike në Malin e Tomorrit

Me nisjen e sezonit turistik veror, AdZM e Beratit ka kryer markimin e shtigjeve turistike edhe në versionin dixhital në Parkun Kombëtar ”Mali Tomorr” dhe në Monumentet e Natyrës që gjenden në këtë park. Këto shtigje mund të transferohen në çdo smartphone dhe mund të përdoren nga turistët që vizitojnë këtë park. Parku Kombëtar Mali i Tomorrit është një park mjaft i shtrirë dhe me një terren tepër të thyer, kështu që janë të nevojshëm udhërrëfyesit dhe në këtë rast guidatori dixhital do të jetë një ndihmë e madhe për vizitorët.

Berat – Inventarizim i pyjeve të dëmtuar në Parkun Kombëtar të Tomorrit

Administrata e Zonave të Mbrojtura në qarkun e Beratit ka filluar inspektimin në parkun Kombëtar të Tomorrit për vlerësimin e lëndës drusore të dëmtuar nga faktorë natyrorë, sëmundje të ndryshme, zjarret në pyje etj. Parku Kombëtar i Tomorrit ka një shtrirje gjeografike të gjerë dhe tepër të thyer, ku futen dhe lartësi si ajo e malit të Tomorrit që përbën një vështirësi të konsiderueshme për punonjësit e këtij parku. Sipas specialistëve, inventarizimi i parqeve pyjore është një veprim imediat që duhet kryer për të patur një informacion të saktë se çfarë ka ndodhur dhe ndodh me pyjet tona. 

Memorandum bashkëpunimi për uljen e krimeve mjedisore në Parkun Kombëtar të Tomorrit

Në kuadër të projektit: “Ulja e krimeve mjedisore nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese, në Parkun Kombëtar të Tomorrit”, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit të enjten e kaluar, më datë 14.07.2016 në sallën e Prefekturës në Berat. Nëpërmjet këtij dokumenti vlerësohet si prioritet i përbashkët rëndësia e ruajtjes së zonave të mbrojtura në Parkun Kombëtar të Tomorrit, për t’i ardhur në ndihmë forcimit të legjislacionit shqiptar për një mjedis të qendrueshëm nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese.

Në Parqet Kombëtare vazhdojnë vizitat turistike

Ditët e nxehta të verës janë në të ikur dhe duket sikur turizmit veror i erdhi fundi për këtë vit, por në shumë Parqe Kombëtare ka vizitorë, kryesisht të ardhur nga Europa. Kështu ndodh me Parkun Kombëtar të Divjakës, të Thethit dhe të Tomorrit. Këto ditë, një familje gjermane dhe miqtë e saj nga Gjermania janë bërë kurioze të vizitojnë Parkun Kombëtar të Tomorrit dhe specialistët e kësaj zone i kanë ngjitur ata deri në fshatin Dardhë, një zonë e thellë malore dhe me plot gjëra interesante për t’u parë e për t’u vizituar.

Shoqëria civile në Berat trajton krimin mjedisor në Parkun Kombëtar të Tomorrit

Projekti “Reduktimi i krimit mjedisor, nëpërmjet rritjes së kapaciteteve ligjzbatuese, në Parkun Kombëtar të Tomorrit”, solli një risi në qytetin e Beratit, e sidomos në organet monitoruese e ligjzbatuese të mjedisit. Kjo temë trajtohej për herë të parë nga shoqëria civile në Berat, e mbi të gjitha ishte drejtuar në Parkun Kombëtar të Tomorrit, që për shumë vite përjeteton shkatërrim e rrënim vlerash.

Ulja e krimeve mjedisore në Parkun Kombëtar të Tomorrit

Në ISHMP, ditën e djeshme, (datë 06.10.2016) u zhvillua trajnimi mbi krimin mjedisor në kuadër të programit ACHIEVE – REC Albania, financuar nga Bashkimi Evropian. Pas AdZM, cikli i trajnimeve në kuadër të forcimit të kapaciteteve të agjensive ligjzbatuese, u zhvendos në ambjentet e ISHMP- Berat. Trajnerja, juristja Arsiola Dyrmishi prezantoi disa aspekte të legjislacionit evropian mbi mbrojtjen e mjedisit,veprimet/mosveprimet që përbëjnë krim mjedisor sipas legjislacionit evropian dhe krahasimin e legjislacionit shqiptar (legjislacioni sektorial, kuadër dhe penal mbi krimin mjedisor).

Ulja e krimeve mjedisore nëpermjet rritjes së kapaciteteve të agjensive ligjzbatuese, në Parkun Kombëtar të Tomorrit

Diten e premte, datë 14.07.2016, në kuadër të projektit : “Ulja e krimeve mjedisore nëpermjet rritjes së kapaciteteve të agjensive ligjzbatuese, në Parkun Kombëtar të Tomorrit”. u nënshkrua në sallën e Prefekturës në Berat “Memorandumi i Bashkëpunimit nga zbatuesit e projektit, organizata ”Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat dhe të gjitha institucionet kryesore ligj-zbatuese ne nivel lokal. Nëpërmjet këtij dokumenti vlerësohet si prioritet i përbashkët rëndësia e ruajtjes së zonave të mbrojtura në Parkun Kombëtar të Tomorrit, për t’i ardhur në ndihmë forcimit të legjislacionit shqiptar për një mjedis të qendrueshëm nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të agjensive ligjzbatuese.