kerpudha

Kërpudhat nga Mali i Zi rezultojnë radioaktive në Itali

Autoritetet italiane të kontrollit doganor në datën 13 Tetor 2016 kanë bllokuar një sasi të papërcaktuar kërpudhash nga Mali i Zi pasi nga analizat e kryera rezulton se janë me nivel shumë të lartë radioaktiviteti. Kërpudhat e freskëta nga Mali i Zi sipas Portalit të Sistemit të Alarmit Europian kapin nivele alarmante radioktiviteti nga Cesium-137:803 BQ/kg. Autoritetet italiane jo vetëm që kanë bllokuar zbarkimin e mallit malazez, por kanë sekuestruar sasinë e këtyre kërpudhave derisa të mundësohet rikthimi në vendin e origjinës, pra në portin e nisjes në Malin e Zi.

Zbulohen kërpudha në formë njeriu

Këto kërpudha, që janë “zbuluar” tani, në fakt kanë ekzistuar vazhdimisht para syve tanë, por nuk i kemi vërejtur ato. Kërpudhat me formë njeriu nuk janë gjetur në ndonjë xhungël të largët, por pranë një rruge në Angli. Jonathan Revett ka hobi mbledhjen e kërpudhave, madje ka edhe një website rreth tyre. Ai i kishte vërejtur këto kërpudha të çuditshme që në vitin 2000, por u desh që të kalonin disa vjet para se të ekzaminoheshin. Tani është konfirmuar edhe zyrtarisht, se bëhet fjalë për një lloj të ri të kërpudhave, të quajtura Geastrum britannicum.