specie floristike

Çaji Shqiptar i Malit në Librin e Kuq të specieve të rrezikuara

Shqipëria përballet me nivelin më të lartë të humbjes së bimësisë së rrallë në Evropë. Një raport i PNUD-it mbi Menaxhimin e Ekosistemit në Basenin e Liqenit të Prespës tregon se çaji shqiptar i malit (Sideritis Raeseri) është një nga bimët më të rrezikuara në Shqipëri. Në këtë raport theksohet se, në listën e Specieve të Mbrojtura të Florës Shqiptare, çaji shqiptar i malit (Sideritis Raeseri) konsiderohet si një bimë e kërcënuar nga zhdukja, me një rënie prej 50% në një periudhë 20 vjeçare.

Mbrojtja e specieve floristike endemike të rrezikuara në Rrethin Bulqizë

Shoqata Ekspertët e Rinj Mjedisor në kuadër të projektit Eco-nord të financuar nga Bashkimi Evropian, po zbaton projektin “Mbrojtja e specieve floristike endemike të rrezikuara në Rrethin Bulqizë. Projekti do të fokusohet në rrethin e Bulqizës, ku janë përzgjedhur pesë zona specifike të synuara (Fushë Bulqizë, Zerqan, Ostren, Klenje, Trebisht), ku për çdo zonë do zhvillohen nga dy takime, një me nxënësit e shkollave për Edukimin Mjedisor dhe tjetri me fermerët e zonave për teknikat më të mira të vjeljës së BMA.