liqeni i Farkes

Me kajak në liqenin e Farkës

Liqeni i Farkës është destinacioni i radhës për turistët europianë të pasionuar pas kajakut. Projekti ‘Brain&Heart” e cilëson këtë si një përvojë tejet të veçantë që duhet provuar. “Pak kilometra larg qendrës së Tiranës, gjendet një liqen artificial, ai i Farkës. Bëhet fjalë për një mrekulli ku ndërhyrja e dorës së njeriut në vend që ta dëmtonte e ka kthyer ne një përfitim. Një digë artificiale, një ekosistem artificial ku fauna, kafshët shtëpiake dhe gjelbërimi bashkëjetojnë duke krijuar një panoramë fantastike që habit këdo që e viziton.

Nis pyllëzimi i Liqenit të Farkës, mbillen 450 pemët e para

Parku i Liqenit të Farkës do të jetë hapësira e dytë më tërheqëse për qytetarët e Tiranës. Jo vetëm për bukurinë natyrore dhe qetësisë, por edhe për investimet që Bashkia e Tiranës ka nisur të bëjë në këtë zonë, me synimin që ta kthejë Liqenin e Farkës në parkun e dytë më të madh dhe të frekuentuar të kryeqytetit. Krahas pedonales që do të rrethojë parkun, tashmë ka nisur aksioni për pyllëzimin e plotë të hapësirave rreth liqenit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se mbjellja e pemëve në këtë park do të rrisë, së pari cilësinë e ajrit, por edhe do t’i japë liqenit të Farkës një dimension të ri.

Veliaj inspekton parkun e Liqenit të Farkës: Mbjellim 2 mijë pemë brenda marsit

Liqeni i Farkës po kthehet në një zgjedhje të bukur për të gjithë ata qytetarë që duan ta kalojnë kohën e lirë dhe fundjavën larg zhurmës së qytetit, në një mjedis që ofron qetësi, por edhe ajër të pastër. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se Parku i Liqenit të Farkës po bëhet vendi i dytë më tërheqës, pas atij të Liqenit të Tiranës. “Teksa qytetarët shijojnë Parkun e Liqenit të Tiranës, kemi filluar një punë intensive në parqet e tjera që rrethojnë kryeqytetin. Jemi duke punuar në Parkun e Farkës, po mbjellim 2 mijë pemë, çka do ta bëjë këtë hapësirë vendin më tërheqës pas Parkut të Liqenit të Tiranës.