ura Longjiang

Kinë, hapet ura e varur e Longjiang, e gjatë 2,4 km dhe 280 metra e lartë

Pas pesë vitesh punë intensive, ura e varur e Longjiang është tashmë e kompletuar. Kjo vepër e rëndësishme arkitektonike do të jetë e hapur në 1 Maj. Me një gjatësi 2.4 km dhe një lartësi 280 metra mbi nivelin e detit, Longjiang është një nga urat më të mëdha në botë. E ndërtuar në provincën Yunnan, në jug-lindje të Kinës, mbi të gjitha për të lidhur më lehtësisht qytetin e Baoshan dhe të Tengchong, ai është ndërtuar falë një buxheti prej 1.5 miliad yuan, rreth 230 milion dollarë. Distanca mes dy kullave qendrore është 1196 metra, rreth 84 metra më pak se Golden Gate e San Franciscos.