dush inteligjent

Arrin “dushi i mençur”, kursen ujin dhe paratë

Në një vend i prekur nga thatësira, si Kalifornia, kjo shpikje duhet të vlejë shumë. Bëhet fjalë për dushin që ju lejon që të kurseni ujin. Ai quhet “OaSense” dhe është një dush ‘inteligjent’, që ndihmon që të kurseni ujin dhe paratë, falë një sensori që hyn në punë, në momentin kur hiqni kokën e dushit nga mbajtësja dhe uji automatikisht ndalon. Kjo shpikje është ideuar nga Evan Schneider i pasionuar pas shpikjeve, i diplomuar për inxhinieri mekanike në institutin e Teknologjisë në Masaçusets.