Solar Impulse 2

Aeroplani diellor vijon turin nëpër botë

Aeroplani diellor “Solar Impulse 2” rinisi turin e tij në botë duke lënë hapësirën e Oklahomës (qendër) për një fazë të re të udhëtimit pa karburant. Avioni eksperimental, i cili u nis rreth orës 04:22 (09:22 GMT) nga aeroporti ndërkombëtar i Tulsës, u ul në pistën e aeroportit ndërkombëtar të Dejtonit (Ohajo) të shtunën rreth orës 23:00 (të dielën rreth orës 03:00 GMT), sipas organizatorëve. Objektivi ynë është kryerja me sukses e turit të parë rreth botës me anë të avionit diellor, një dëshmi e qartë që teknologjitë moderne dhe të pastra mund të arrijnë të pamundurën”, deklaruan organizatorët e projektit.

Avioni ”Solar Impulse 2” nis fazën e parafundit të turit botëror

Avioni ”Solar Impulse 2” u nis këtë të hënë nga Sevilja, në jug të Spanjës për të vijuar udhëtimin drejt Kajros ndërsa shënon etapën e parafundit të turit të tij në botë me anë të rrezatimit diellor si i vetmi burim karburanti, bëri të ditur media. Avioni i drejtuar nga zvicerani André Borschberg, nën komandën e tij për herë të fundit në këtë tur rreth botës, avioni solar u nis sipas orës lokale 06:20 (04:20 GMT) për këtë etapë të gjashtëmbëdhjetë që pritet të zgjasë rreth 50 orë. Ai do të fluturojë mbi Mesdhe, për të kaluar më pas në hapësirën ajrore të Algjerisë, Tunizisë, Italisë, Maltës dhe Greqisë.

Avioni me energji diellore kryen me sukses fluturimin e tij të parë

Një avion që përdor vetëm energjinë diellore është ulur në Kaliforni ditën të shtunë, duke përfunduar kështu fluturimin e rrezikshëm 3 ditor përmes Oqeanit Paqsor, si pjesë e udhëtimit të tij të parë në botë. Solar Impulse 2 i drejtuar nga piloti Bertrand Piccard mbërriti në Luginën Silicion në jug të San Francisco rreth orës 11.45 të darkës, pas flururimit pa naftë. Ulja erdhi disa orë pasi Piccard performoi një fluturim verbues në Urën Golden Gate teksa spektatorët shihnin të mahnitur. “Ishte një moment gjatë natës kur unë po shihja reflektimin e hënës në oqean dhe po mendoja: