agrobiodiversitet

Agrobiodiversiteti në Komunën Blerim, Fushë-Arrëz

Në datë 30 shtator u organizua në komunën Blerim një trajnim me fermerë nga komuna, mbi rëndësinë e kultivimit të kultivarëve bujqësorë autoktonë. Trajnimi u organizua në fermën e familjes Dervishi, nga eksperti kombëtar i farave, As. Prof. Belul Gixhari, dhe agronomi ekstensionist i zonës, Mehmet Ramadani. Prof. Belul Gixhari prezantoi në takim rëndësinë e agro-biodiversitetit, punën e Bankës Gjenetike të Farave, Tiranë, për mbrojtjen e bimëve bujqësore autoktone nga zhdukja duke realizuar ruajtjen e tyre me fara në frigoriferë, si dhe me fidanë në fidanishten e Bankës.

Agrobiodiversiteti: trajnim me agronomët dhe fermerët e Fushë-Arrëzit

Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, në 22 Prill. Qendra Kombëtare Për Shërbime Komunitare organizoi në komunën Qafë-Mal një trajnim me agronomët dhe fermerët e zonës së Fushë-Arrëzit mbi rëndësinë e kultivimit të kultivarëve bujqësorë autoktonë. Eksperti kombëtar i farave, As. Prof. Belul Gixhari prezantoi në takim punën e Bankës Gjenetike të Farave, Tiranë, për mbrojtjen e bimëve bujqësore autoktone nga zhdukja duke realizuar ruajtjen e tyre me fara në frigoriferë, si dhe me fidanë në fidanishten e Bankës, kurse agronomja lokale Z. Violeta Deda prezantoi teknikat më të mira të kultivimit të kultivarëve autoktonë të zonës.

Dita e Agrobiodiversitet në Parkun Rajonal Shkrel

Në pyllin e Gështenjave të Reҫit është është mbajtur më 25 tetor “Dita e Agrobiiodiversitet në Parkun Rajonal Shkrel“. Gjatë aktivitetit u prezantuan vlerat e agrobiodiversitetit në parqet natyrore. Panairi dhe vizita në Pyllin e Gështenjave të Recit, (Monument Natyror, pjesë e Parkut Natyror Rajonal Shkrel) shërbyen si një demonstrim për vlerat natyrore dhe agrobujqësore të zonës. Parku Rajonal Shkrel së shpejti do të ketë edhe Planin e tij Menaxhimit që pritet të miratohet nga Ministria e Mjedisit.

Mashtrimet me Produktet BIO Shqiptare

Pavarësisht përhapjes ende në nivel modest në Shqipëri, prej rreth 10 vitesh, ekspertët po punojnë intensivisht për të eksperimentuar produkte organike, apo bio, siç keni dëgjuar të quhen. Foto: WebLibrary Edhe pse zhgënjehemi shumë kur një domate në dukje “seksi” na nxjerr një alamet kërcelli të bardhë në prerje dhe na lë një alamet “boshi” në pritshmëri, pak e gjykojmë shkakun dhe ende më pak, pasojën. Në zhargon sot, gjithkush mund të thotë se produktet “e çuditshme”, apo pa shije, janë të rritura me hormone, e ato të tjerat, që dalin më rrallë në treg, rriten në mënyrë natyrale. Por nëse duam të mësojmë më tepër, duhet të hyjmë diçka më thellë në sistemin bujqësor.

Projekti i GIZ për zhvillimin e turizmit në veri, hyn në fazën e dytë

Projekti “Ruajtja e Agro-biodiversitetit në zonat rurale të Shqipërisë” financuar nga Ministria gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe zbatuar nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) në Shqipëri, ka nisur tashmë fazën e dytë. Programi, për njerëzit dhe natyrën, synon kthimin e veriut të vendit në një destinacion turistik përmes promovimit të biodiversitetit dhe shfrytëzimit të pasurive natyrore. Ralf Peveling, drejtor i programit, thotë se Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me GIZ i kanë kushtuar vëmendje të veçantë mbrojtjes së natyrës dhe biodiversitetit në zonën e Alpeve, kombinuar me përdorimin e qëndrueshëm të burimeve dhe përmirësimin e ekonomisë së banorëve lokale.

Sfidat e agro-biodiversitetit

Nga Rita Strakosha,
Qendra Kombëtare Për Shërbime Komunitare

Eksperti i perimeve në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB), Lushnje, Z. Ylli Subashi, trajnoi në 30 maj fermerët e ish-komunës Rrapë, Fushë-Arrës, mbi vlerat ekologjike dhe ekonomike të kultivarëve autoktonë të bimëve bujqësore. Trajnimet organizohen nga Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare (NCCS) në kuadër të një projekti të financuar nga BE dhe mbështetur nga ALCDF.