basen ujor

Krijohen gjashtë këshilla për basenet ujore, me 132 anëtarë

Qeveria miraton kufijtë territorialë dhe hidrografikë të baseneve ujore. Me propozim të ministrit të Bujqësisë, Këshilli i Ministrave vendosi që territori i Republikës së Shqipërisë, në funksion të administrimit të burimeve ujore, ndahet në gjashtë basene ujore: a) baseni ujor Drin-Bunë, me qendër në Shkodër; b) baseni ujor Mat, me qendër në Lezhë; c) baseni ujor Ishëm-Erzen, me qendër në Tiranë; ç) baseni ujor Shkumbin, me qendër në Elbasan; d) baseni ujor Seman, me qendër në Fier; dh) baseni ujor Vjosë, me qendër në Vlorë.